Profeti Muhammed a.s. e priste me shume malle muajin e shenjte te Ramazanit. Gezohej kur vinin tre muajt e medhenj dhe bente dua me gjithe zemer:
“Zoti im! Begatoje muajin Rexheb dhe Shaban dhe bej te mundur ta mberrijme me shendet te plote muajin Ramazan.” Ai eshtonte agjerimin ne muajin Rexheb dhe Shaban, ndersa per muajin e madheruar te Ramazanit thoshte:
“Ne ramazan hapen plotesisht dyert e xhennetit, mbyllen krejtesisht dyert e xhehenemit dhe dobesohen shejtanet.
Xhenneti ka tete dyer. Emri i njeres prej tyre eshte Rejjan, nga e cila do te hyjne vetem agjeruesit e Ramazanit. Kjo dere do te mbyllet kur te hyje agjeruesi i fundit. Atyre qe hyjne nga kjo dere, do t’u sherbehet nje pije e cila do t’ua shuaje etjen.”