Mesazh urimi i Myftiut te Pukes Gezim Kopani me rastin e 7 Marsit

Sot, në 7 Mars në Ditën e Mësuesit, dëshiroj të shpreh urimet e mia më të përzemërta për të gjithë mësuesit që me përkushtim dhe dashuri edukojnë brezat e rinj.
Mësuesit janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë dhe të shtetit, sepse mbi dijen dhe punën e tyre ndërtohet e ardhmja e një kombi.
Mësuesit e rrethit të Pukës, ndryshe nga qytetet e mëdha, përballen çdo vit me sfidën e uljes së numrit të nxënësve dhe me pasigurinë e orëve të mësimit. Megjithatë, ata vazhdojnë me përkushtim misionin e tyre fisnik në edukimin e rinisë, duke arritur madje edhe suksese e çmime në nivel kombëtar.
Ndaj, edhe një herë si klerik, por edhe si ish-mësues, uroj nga zemra:
Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve!
Gëzim Kopani

Leave a Reply