Mejtepi i Kabashit (Shkolla islame ne Kabash)
Se kur mund te jete hapur mejtep per here te pare ne fshatin Kabash, si edhe ne Puke, Iballe e kryezi, nuk dihet sot per sot. Keto mejtepe jane hapur mbas ndertimit te Xhamive, rreth mesit te shek. XIX. Te vertetuara jane prej deshmive te ish-nxenesve te ketyre mejtepeve dhe te ndonje dokumenti te vone. Ne Kabash mejtepi u hap me Sadik Hoxhen e Iballes. Mandej ka rifulluar te vazhdoje qe me ardhjen e Sadik Prishtines (Luma). Ai erdhi si emigrant politik me 1912, ne perpjekje per ti shpetuar persekutimit serb.
Krahas sherbimit fetar, imam i Xhamise rihapi edhe mejtepin me 1914, qe duhet te merret edhe si fillesa e arsimit ne fshatin Kabash ne fillimi te shek XX. Burimet arkivore te kohes e pasqyrojne kete fakt me rendesi, ku del se mejtepi ka vazhduar edhe gjate pushtimit Austro-Hungarez ( 1915-1918).
Autoritetet vendore njoftuan aso kohe: ” Komanda (ushtarake) verene se nuk eshte mendimi per nje shkolle popullore, por per nje shkolle besimi muhammedan, ne te cilen mesohet edhe turqishtja.”
(S.Sinani, 60- vjet shkolle shqipe ne Kabash,Puka dhe shkolla,V/1978 fq.92)
Mesimi i turqishtes del se ishte pjese e programit mesimore ne ate “Shkolle e mesimit muhamedan” (mysliman).
Ish-nxenesit e atij mejtepi, tregonin se krahas turqishtes mesonin shkrim, kendim shqip bashke me njohuri fillestare historike e gjeografike.
Me 1917 imami Sadik Prishtina kreu nje kurs pedagogjik ne Normalen e Elbasanit. Pas ketij kursi ai u emerua zyrtarisht edhe mesues ne shkollen fillore te Kabashit.Godina e mejtepit u perdor per shkollen ku me vone ju vendos edhe nje kat mur, veshur me derrasa nga jashte simbas modelit shpi me “çardak.”
Nga: Gezim Kopani
03.shtator 2011