Kryetarja e LSI Puke Sajmira Laçi shtroi mbremjen e djeshme nje iftare per agjeruesit e Ramazanit ne qytetin e Pukes.
Ne fillim pjesemarresit i pershendeteti kryetarja e LSI e rrethit te Pukes njeherazi drejtoresh e Shendetit Publik Sajmira Laçi ku nder te tjera tha: ” Ndjehem e emocionuar qe ndodhem ne kete tryeze dhe per me teper qe ndodhem ne mesin agjeruesve te muajit Ramazan.Ne emrin tim personal por edhe te forces tone politike uroj te gjithe myslimanet agjerim te lehte dhe te pranuar. Falenderoj per pjesmarrjen e tij Myftiun e Pukes Gezim Kopani, deputetin Agron Çela, Prefektin e qarkut Shkoder Paulin Radovani si dhe kryetarin e Bashkise Puke Beqir Arifaj. “
Nder te tjera ne fjalen pershendetese te Myftiu Gezim Kopani tha: “Falenderoi kryetaren e LSI Puke Sajmira Laçi per kete iftar , ne respekt te sakrifices se myslimaneve pukjan ne mujin e Ramazanit. Po ashtu falenderoj per prezecen e tyre deputetin Agron Çela, Prefektin e qarkut Shkoder Paulin Radovani si dhe kryetarin e Bashkise Puke Beqir Arifaj. Rrethi i Pukes eshte nje rreth i cili tashme eshte kthyer ne nje ishull qe kur u ndertua rruga e kombit, me kete rast ftoj deputetin Çela dhe Prefektin Radovani qe te ktheni syt nga Puka dhe te rritet punsimi. Iftarin qe shtroi sonte LSI Puke eshte nje shembull i mire edhe per institucionet e tjera.”Me pas Myftiu ndaloi shkurtimisht tek rendesia e nates se Kadrit.
Ndersa ne fjalen e tij deputeti ne Kuvendin e Shqiperise Agron Çela theksoi: “Muaji Ramazan eshte muaji i miresise. Une e kam ne tradite qe çdo nate Kadri te shtroj nje iftare ne shtepin time. Me kete rast bisedova edhe me Myftiun dhe javen qe vjen diten e marte do shtroj nje iftare ne qytetin e Pukes ne kuader te nates se Kadrit.”
Fjale pershendetese mbajti edhe Prefekti i qarkut Shkoder Paulin Radovani i cili tha: “Puken e kam per zemer.Çdo here i kam dasht te miren Pukes. Ju flenderoj per ftesen. Une ne shtepin time kam mysliman dhe meqenese Myftiu foli pak mbi naten e Kadrit me beri te mesoj disa gjera qe nuk i kam ditur.Edhe nje here faleminerit per ftesen.”
Puke 16 korrik 2014