Kushtet e detyrueshmerise se agjerimit

Ramazan-1

Sikurse tek adhurimet e tjera, natyrisht qe edhe tek agjerimi, per ta pasur ate te detyrueshem, lypsen te plotesohen disa kushte:

1. Islami- Qe dikush ta kete farz-detyrim agjerimin, duhet qe paraprakisht te jete besimtare i fese islame, pra te jete mysliman.

2. Te jete ne moshe te rritur-ne moshen e pjekurise gjinore, i cili me se largu llogaritet kur mbush 15 vjec. C’eshte e verteta, per shumicen e adhurimeve kushtezohet plotesimi i moshes madhore, keshtu qe ai qe nuk e ka arritur kete moshe, nese agjeron, ka sevape dhe shperblehet, por ne qofte se nuk agjeron nuk i kerkohet llogari.

3. Te jete psikikisht i shendoshe, perkatesisht te mos jete i semure fizikisht, apo i semure mendor.

4. Te jete fizikisht i shendoshe, perkatesisht te mos jete i semure sa qe te mos mund ta perballoje agjerimin. Mirepo, ditet e paagjeruara duhet t’i kompensoje, kur te sherohet.

5. Kusht eshte edhe qe te jete i vetedijshem per detyrueshmerin e agjerimit si mysliman dhe i njoftuar per kohen e Ramazanit. Kjo ka te beje me teper me nje person mysliman qe jeton ne nje shtet ne te cilin nuk ka mysliman.

6. Te mos jete udhetar ne largesi prej tri ditesh udhetimi ne kembe, apo 90 km, sepse udhetarit te tille i lejohet te mos agjeroje, me kusht qe ato dite t’i kompensoje, kur te kthehet ne shtepi.

7. Femra te jete e paster nga zakonet (te permuajshmet e femrave dhe periudha e lehonise pas lindjes). Ne qofte se nuk eshte e paster, ajo e ka te ndaluar agjerimin, ndersa ditet e paagjeruara duhet t’i kompensoje pasi te pastrohet nga zakonet e grave dhe periudha e lehonise pas lindjes.

Marr nga: Marr nga: “Ilmihal i zgjeruar” Tirnan, Prishtin , Shkup – 2018, faqe 339-340, botuar nga Komunitetit Mysliman i Shqiperise, Kryesia e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves dhe Bashkesia Fetare Islame e Republikes se Maqedonise.

 

Leave a Reply