Kujtime per Mejtepin e Kabashit,Puke

Mejtepi i Kabashit ndodhet ne fshatin Kabash te rrethit te Pukes. Fshati Kabash eshte fis i pare. Fshati

Vendi ku ka qene Mejtepi i Xhamise se fshatit Kabash
Vendi ku ka qene Mejtepi i Xhamise se fshatit Kabash

qe heret eshte i perbere nga dy besime kryesore; myslimane dhe katolike.Sipas te dhenave, Xhamia e fshatit Kabash ishte nje nder Xhamiat me aktive per sa i perket numrin te xhematit si dhe numrit te nxenesve qe mesonin ne Mejtepin e kesaj xhamie. Xhamia ka ken dy kateshe dhe me “Hajat” ku nuk mungojne te dhenat qe ka pas edhe çardak.

Ne librin e tij Idriz Ahmeti nder tjetera ne lidhje me Imam Shaban Rexhe dhe Sahit Islamin shkruan:

“…Dite vjeshte e vitit 1916 te dy djemte Shabani dhe Sahiti u nisen per tu regjistruar ne Mejtepin e Xhamise se Kabashit. Tani ishin goxha te rritur.1]Kur arriten tek Xhamia ne Lam Lushaj, sic i kishin porositur prinderit, takuan Imam Sadikun dhe i thane se kishin ardhur per t’u regjistruar ne Mejtep.

Imam Sadiku, [2] nje burre i gjate kockemadh, i veshur me rroba shajaku i keqyri djelmoshat me kujdes sikur donte t’i peshonte nese benin kete pune, i pyeti per emrat dhe te dhenat e tjera, pas u tha: “Tashti mire se keni ardhe. Qysh neser jeni te regjistruar dhe mundeni me marr pjese ne mesimet e sherbimet tona. Doni te gjeni dhe do te sillni me vete nga nje defter e pende per te shkruar. Besoj se do te mesoni shume gjera. Ju do te beheni nxenes te mire. Tashti, mire ardhshi neser! Ne tete mos harroni!”

Te nesermen shkuan sipas porosise se imamit, ne tete fiks. Neper sendyqe ne shtepi gjeten disa blloqe per te shkruar dhe nga nje laps qe i blente tek dugaja e Ali Hafizi ne Puke. Ne mengjes, kur shkuan, imam Sadiku i rreshtoi perpara xhamise ose me sakte nje objekti qe ishte jasht sajk qe e perdornin si klase. Ishin mbledhur nja dhjete vete, jo vetem nga Kabashi, por edhe prej Lajthize, Dedajve e Rrapes. Pasi u futen brenda, meqe nuk kishin banka e stola ku te uleshin, zune vend pertoke, kembekryq.

-Pervec sherbimeve fetare,bashke do te mesojme edhe shkrim e kenim. – u tha femijeve imam Sadiku. Mbasi nuk kemi akoma kushtet e duhura per mesim, do te qendroni keshtu si jeni e do te shkruani ne defteret tuaj. Per lehtesi ju kam gjetur edhe keto pllaka guri qe perdoren per te shkruar ne to. Dhe i nxorri nga nje kuti teneqeje qe kishte prane. Ato ishin disa pllaka grafiti te zeza  katrore mbi te cilat shkruhej  me nje maje te thjeshte metalike si gozhde. E shkruara mbi kete pllake fshihej me nje cop lecke dhe mun te perdorej perseri.

Diten e pare mesuam gjerat themelore te besimit islam, si; c’eshte Kur’ani i Shenjte, si ka zbritur ai ne toke tek njerezit, c’jane suret e Kur’anit etj. Pastaj ne ditet ne vazhdim mesuam se si merret abdesti, u njohem me jeten e hazreti Muhamedit a.s. dhe te pejgambereve.

Imam Sadik Prishtina
Imam Sadik Prishtina

Femijet u mblodhen ne oborr dhe po prisnim te degjonin fishkellimen e bilbilit per fillimin e mesimit. Pastaj u vune ne rresht per nje dhe hyne ne klase. Zune secili vendin e vet. Hyri edhe imam Sadiku, i cili pasi u hodhi nje veshtrim te rrepte tha;

-Kush nuk ka mesuar per sot?

Asnje nuk foli, por te tulatur dhe me frike ulen koken sikur te fshiheheshin prej tij. Shaban Rexha- thirri imami duke shikuar djaloshin. Me thuaj pak cilat jane shtyllat e Islamit? I di?

-Po, zotni! (dhe fillon te rendis pese shtyllat e islamit)

-Te lumte! Shume mire! Njesh. Ulu!

Pasi e lavderoi per zellin e treguar, ai i njoftoi femijet se oren e dyte kishin mesim gjuhe e kendimi….

Shume shpejt Mejtepi i Kabashit u kthye ne shkolle.

 

Perzgjedhur nga libri: “Shaban Rexhe Ahmeti Njeriu i Puneve te Mira” Monografi e letrarizuar nga autori Idriz Ahmetaj.

 

 

 

 

 

 

_________

[1] Shaban Hoxha e Sahit Hoxha ishin 16 vjec.

[2]Imam Sadik Prishtina ishte i adhur nga Kosova dhe sherbente si Imam ne Xhamin e fshatit Kabash si dhe mesues tek Mejtepi i Xhamise Kabash.

Leave a Reply