Kujtime per Imam Zenel Hoxh Mehaj

Zenel Hoxh Mehaj
Zenel Hoxh Mehaj

Nder shtyllat kryesore te perhapjes se Islamit ne Rrethin e Pukes ne vitet 1940 ka qene edhe imam Zenel Hoxh Mehaj. Zenel Hoxha ka lindur me 7 korrik te vitit 1853. Njohurit fillestare te fese islame i mori tek mejtepi i xhamise se Koderhanit ne Puke. Mes shume femijeve ai ishte me i dhenuri pas dijes islame saqe imamet e ushtrise Osmane e merrnin per te bere cdo here muezin. Sipas disa historjaneve ai ka perfunduar medresene dhe me pas shkollen e larte ne Siri apo Turqi. Sipas nipit te tij Qamil Zyber Laçit imam Zenel Hoxha ka njohur shume mire gjuhen: Turke, Arabe dhe Perse.
Pas kthimit te tij nga Truqia ai u martua me vajzen e Osman Qypit nga fshati Kabash. Nga kjo martes dolen tre femije. Imam Zenel Mehaj ka sherbyer si imam ne disa xhami te rrethit Puke si ne xhamine e Koderhanit, Qerretit, Kabashit, Kryeziut, Dugagjinit etj. Ai ka qene edhe mesues i Kur’anit dhe i ilmihalit ne mejtepet e : fshatit Qerret, Kabash, Kryezi, Iballe etj.
Ne vitet 1923 imam Zenel Hoxha ka qene n/Myftiu i Qerkut Shkoder per Rrethin e Pukes. Ne kete vit ai ka pasur nen drejtimin e tij rreth 15 imame nga fshati Qerret e deri ne Dugagjin te Kukesit.
Ne shej rrespekti ne vitin 2005 keshilli Bashkiak i qytetit Puke e nderon me titullin qytetar nderi.
Nga rrespekti i madh i krijuar ne rrethin e Pukes, vlen qe ne ket muaj ne te cilen ai ndron jete te kujtojme punen dhe vulletin e tij.
Imam Zenel Hoxh Mehaj ndroj jete me date 2 dhjetor te vitit 1945.
_____________
Pergatitur nga: Gezim Kopani
Viti 2006

Leave a Reply