KMSH, organizon simpoziumet “Haxhi, udhëtimi i jetës”


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon një seri simpoziumesh mbi rolin dhe rëndësinë e Haxhit në jetën e një besimtari mysliman. Simpoziumet të unifikuara nën titullin “Haxhi, udhëtimi i jetës” do të mbahen në disa qytete në Shqipëri, përkatësisht në Shkodër , Durrës, Elbasan, Kavajë, në bashkëpunim me myftinitë përkatëse.

Funksionarë të lartë të Komunitetit Mysliman do të flasin mbi rëndësinë e këtij udhëtimi të jetës dhe do të jenë të gatshëm për të dhënë informacione praktike lidhur me mënyrën dhe rregullat e kryerjes së këtij rituali shpirtëror.

SIMPOZIUMET “HAXHI, UDHETIMI I JETES”

Shkodër

Vendi: Hotel Europa

Data: 30/08/2013

Ora: 18:00

Referues: Gazmend Aga, Hamdi Çurri, Muhamed Sytari

Durrës

Vendi: Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu”

Data: 31/08/2013

Ora: 18:00

Referues: Ali Zaimi, Hamdi Curri, Redin Quku

Elbasan

Vendi: Hotel Imperial (Pranë urës së Zaranikës)

Data: 31/08/2013

Ora: 11:00

Referues: Bujar Spahiu, Dorian Demetja, Agim Duka

Kavajë

Vendi: Qendra e Kulturës “Aleksandër Moisiu”

Data: 02/09/2013

Ora: 17:00

Referues: Bujar Spahiu, Dorjan Demetja, Besnik Lecini

Në program do ketë këndim Kurani, Koktejl.

/Drita Iaslame/

Leave a Reply