Shpallen më të mirët
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Drejtoria e Arsimit, organizoi Olimpiadën e Lëndëve Fetare në Medresenë e Tiranës, si dhe shpalli fituesit në disiplinën e këndimit përmendësh të Kuranit.
Nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, pasi përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Komunitetit Mysliman, përgëzoi Medresetë për punën e shkëlqyer që bëjnë në edukimin e brezit të ri.
“Kam kënaqësinë të ndaj emocionet me nxënës nga të gjithë Medresetë e Shqipërisë të cilët garojnë në Olimpiadën e Lëndëve Fetare, si: Kuran, Arabisht, Besim, Olimpiadë kjo, e cila organizohet prej vitesh nga Komuniteti Mysliman. Kjo është një garë në të cilën nuk ka humbës, ndaj ju uroj suksese të mëtejshme dhe gjithashtu përgëzoj stafin e kualifikuar të Medreseve Shqiptare për punën e shkëlqyer që bëjnë për këta të rijnë, brezin e së ardhmes”, u shpreh nënkryetari Aga.
Në aktivitet morën pjesë 180 nxënës të cilët morën pjesë në të gjitha lëndët fetare. Pas përfundimit të olimpiadës, komisioni i vlerësimit shpalli edhe rezultatet fituese për këndimin përmendësh të Kuranit.
Kjo disiplinë pati tre vende të para, ku një e fitoi Medreseja e Tiranës dhe dy të tjerat Medreseja e Shkodrës.
Olimpiada u zhvilluar të shtunën e 12 Prillit 2014, në ambientet e medresesë së Tiranës.
12 Prill 2014
/Drita Islame/
Lista e fituesve