Islami denon dhunimin e gruas

iluss

Nga: Gezim KOPANI (Myfti i Pukes)

Islami si fe e paqes denon dhunen ne cdo lloj forme qe ajo shfaqet . Nder vlersimet me te medha qe islame ka bere, eshte vlersimi i gruas. Ne Kur’an Allahu xh.sh. ka vendosur nje kapitull (sure) me emrin e gruas e cila  quhet surja En Nisa. Gruaja ne islam konsiderohet shtyll e familjes dhe shoqerise. Para ardhjes se Profetit Muhammed a.s. ne Arabi, grate u dhunonin, nuk gezonin te drejta etj, por me ardhjen e Profetit Muhammed a.s. u rikthye dashuria dhe respekti ndaj gruas. Ajo gezoj te drejtat ashtu sikurse edhe mashkulli. Ishte pikerisht islami ai qe i dha te drejtat e plota gruas, e drejte per per e fjales, vendosjes, arsimit, etj. Femra dhe mashkulli jane pjese te njera-tjetres, ate e kan te ndaluar ti bejne keq njeri-tjetrit, perkundrazi ata duhet te jene streh, gezim dhe mbeshtetje per njeri-tjetrin.

Allahu xh.sh. thote:
Nga faktet e madheshtis se Allahut xh.sh eshte qe per te miren tuaj, Allahu krijoi nga vete lloji juaj palen femren (gruan).
(Er Rrum; 21)

Tregohet se nje here teksa Ebu Bekri shkoj per te vizituar Profetin Muhammed a.s. degjoj zerin e vejzes se saj Aishes (e cila ishte bashkeshortja e Profetit Muhammedit a.s.) duke i ngritur zerin Muhammedit a.s. aq sa e degjoj zerin e saj jasht. Kur Ebu Bekri hyri brendi ju afrua vajzes (Aishes) dhe (tregohet me dore te ngritur) i thote: Guxon tia ngresh zerin Profetit te Allahut ? Ne kete mes nderhyn Profeti Muhammed a.s. duke e ndaluar. Ebu Bekri i zemeruar me vajzen e tij del jasht. Pasi doli, Profeti Muhammed a.s. i thote qe te shpetova (nga ndoje goditje).Per shkak te ngjarjes Ebu Bekri qendroj disa dita pa shkuar tek Muhammedi a.s. Pas disa ditesh Ebu Bekri vendos te shkoj perseri tek shtepia e Muhammedit a.s., mire po kesaj here gjen vajzen e tij bashk me Muhammedin a.s. te gezuar. Duke i shikuar keshtu, u gezua dhe u tha: Me lejoni tjem edhe une pjese i ketij gezimi ashtu sic edhe me merzitet disa dite me pare. Ne kete momente Muhammedi a.s. i thote: Keshtu po! (Ebu Davudi, Ahmedi)

Hadithi i mesiper tregon se si i Derguari i Allahut xh.sh. nuk ka lejuar babain ta godas vajzen, pra as qe behet fjale per veprime te tjera, aq me teper per vrasje. Ne kete kuader Allahu xh.sh. ne shume ajete te Kur’anit thote: “mos vrisni”, “ai qe vret nje njeri me pa te drejte eshte si te kete vra gjithe njerezimin.”

Allahu xh.sh. thote:
Kaloni jete te mire me grat.” (En Nisa; 19)

Ky eshte islami, i cili urdheron per paqe, dashuri e respekt. Islami urdheron meshkujt qe me grat tia kalojme mire dhe te jene te lumtur. E njejta gje eshte edhe ndaj femijeve. Normalisht jeta e kesaj bote ka shume sfida por ato duhet perballuar sebashku me durim, me qellim kapercimin e tyre. Cildo qe ben gabime qofte edhe mysliman/e praktikant apo jo , jane gabime individi dhe jo gabime te islamit apo shoqerise, pasi nese do behet kjo eshte padrejtesi, pasi faji individual nuk mund te jete faj apo krim qe faqeson masen apo nje bashkesi te caktuar.

Ndersa ne hytben e lamtumires Profeti Muhammed a.s. ka thene:
O njerez! Respektoni te drejtat e grave! Trajtoni ato me dashur dhe dhembshuri! Ju keshilloj qe per to te keni frik Allahun! Ju i moret grate si amanet nga Zoti, ju u bekuar me ndertin dhe virtyin e tyre duke dhene fjalen ne emer te Zotit (betimin ne momentin e kurorezimit, nikaut). Ju keni te drejta mbi grate, por edhe grate kane te drejta mbi ju! E drejta juaj eshte qe ato te mos e marrin neperkembe nderin e familjes suaj kurse e drejta e grave mbi ju eshte qe tu siguroni atyre ne menyre legale, cdo lloj veshjeje dhe ushqimi. Nuk i lejohet gruas qe ti jape dikujt tjeter nga malli i te shoqit pa lejen e tij.
(Muslimi etj)

Ndersa ne nje thenje tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene:
Porositeni  midis jush per miresjellje ndaj grave.” (Buhari, Muslim)

Nje rast teksa profeti Muhammed a.s. po predikonte ne lidhje me poziten e gruas ka thene:

Me i mire nder ju eshte ai qe eshte i mire me bashkeshorten e tij.” (Muslimi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

 

Burimi: https://gezim-kopani.blogspot.com/2019/02/islami-denon-dhunimin-e-gruas.html

Leave a Reply