Hoxhë Sadik Prishtina ( 1892-1977)
Jeta në Kosovë
Imam Sadik Prishtina u lind më 25 shkurt 1892 në fshatin Kraishtë që ndodhet në perendim të Lipjanit në Kosovë rreth shtatëkm larg. Babai i Sadikut quhej Hasim ndersa nëna Qerime. Familja Prishtina nga pesë fëmijë që kishin, Sadiku ishte më i privilegjuari pasi ndryshe nga fëmijet e tjerë Sadiku ndoqi rrugen e diturisë. Sadiku i përkrahur nga i ati u rregjistrua në shkollen fillore, pikërisht në Mejtepin e Janjevës. Sadiku nga dashuria për dije islame bënte çdo ditë rreth 20 km udhetim drejtë mejtepit pa asnjë ankesë. Me përfundimin e mejtepit, Sadiku u regjistrua në shkollen Ruzhdije të qytetit të Shkupit për të vazhduar studimet para gjimnazit. Më pas ai u regjistrua në medresen e Prizrenit.
Gjatë qëndrimit në Prizren ai përveç aktiviteteve fetare merret edhe me aktivitete të tjera. I ndikuar nga kultura islame Sadiku sëbashku me disa shokë bashkëmoshatar formuan organizaten “Bashkimi Kombetar Shqiptar”.
Aktivitetet e shumta atdhetare të kësaj organizate bëri që në pranveren e vitit 1912 pikërisht në muajin qershor dy nga bashkëmoshatarët e Sadikut në menyrë ilegale u arrestuan nga trupat serbe dhe radhen e kishte edhe imam Sadiku. Pasi mësoi mbi urdherin e arrestit që kishin lëshuar trupat serber imam Sadiku emigroi për në Shqipëri.
Gjatë udhetimit për në Shqipëri ai fillimisht ndalon për pak ditë në disa fshatra të Kukësit dhe për të vazhduar rrugen drejtë rrethit të Pukës.
Ai u prit nga pukjanët me dashuri duke i hapur dyert e shtëpive të tyre. Puna qelloi ta dërgonte imam Sadik Prishtinen në fshatin Kabash të Pukës ku u strehua në shtëpin e Smajl Laci [1].
Familja Laci ishte një familje e varfer që jetonin në një kasolle të vogel dhe në një gjendje të rëndë ekonomike. Smajli e konsideronte Sadikun si antarë të familjes madje edhe më tepër. Besimi i fortë që e karakterizonte Sadikun bëri që ai të interesoshesh për xhamin e fshatit Kabash. [2]
Jeta në Pukë
Punësimi dhe martesa
Kabashasit duke shikuar kulturen dhe besimin e palekundur të imam Sadik Prishtinës bëri që Myftinia e rrethit të Pukës ta emronte Sadikun fillimisht myezin të Xhamisë së fshatit Kabash. Nuk kalon shumë kohë që ai të bëhet edhe imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Pikërisht në vitin 1914 Myftinia e rrethit Pukë emrohet imam i xhamisë së fshatit Kabash. [3]
Sadik Prishtina mbahet mend si imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Në vitin 1914 Sadik Prishtina hap për herë të parë Mejtepin e fshatit Kabash. Me hapjen e mejtepit Myftinia e Pukës e emron imam Sadik Prishtinën edhe mësues të Mejtepit.
Mejtepi u hap fillimisht në ambjentet e Xhamisë së fshatit Kabash. Më vonë Mejtepi i Kabashit u ndërtua karshi hyrjes së Xhamisë së Kabashit rreth 10 apo 15 m larg. Në mejtepin e Kabashit u regjistruan nxënës nga fshati Kabash, Meçe, Krovë, Lajthizë etj. Në mejtepin e Kabashit jepej mësim në këto lëndë:
1. Mësim islam (Ilmihal)
2. Këndim në gjuhen shqipe
3. Kur’an (mësim i Kur’anit)
4. Shkrim shqip
5. Këndim turqisht [4]
Nga mejtepi i fshatit Kabash dolen myezin, imam dhe mësues. Nga ky mejtepi dolen imam me emer siç ishte Shaban Rexha dhe Sahit Hoxha. [5]
Me hapjen e mejtepit të Kabashit shënohet fillimi i shkolles shqipe në këtë fshat. Në lidhje me mejtepin e Kabashit imam Sahit Hoxha tregon: “Në mejtepin e Kabashit mësuam edhe shqip që kur u hap mejtepi më 1914 prej Sadik Prishtinës.” [6]
Duke qenëse Sadik Prishtina ishte i specializuar për shërbimet dhe lëndet islame, nevojat bënë që Sadik Prishtina të ndjek studimet për pedagogji në qytetin e Elbasanit. Pasi përfundoi pedagogjin në Elbasan Sadik Prishtina u emrua zyrtarisht nga kryemesuesi i Pukës Migjeni mësues i shkolles fillore Kabash.
Sadik Prishtina për punen që kryente me vullnet dhe dëshirë të madhe, linte një përshtypje të një edukatori dhe pedagogu të respektuar nga pukjanet. Përveç shkollës së Kabashit ai punoj mësues edhe në disa shkolla të tjera të rrethit të Pukës.[7]
Sadik Prishtina ishte bashkëpuntor i ngushtë me eliten intelektuale të Shqipërisë si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Migjeni e Zenun Halil Bajraktarin. Kjo miqësi bëri që Sadik Pershtina të martohet me Nadire Quku. Nga kjo martesë ata paten gjashtë fëmije, tre djem që quheshin Rasim, Selim dhe Skender, dhe tre vajza që quheshin Naile, Aishe dhe Sanije.
Kalimi i viteve bëri që Sadik Prishtina të blej tokë në Kabash e të ndertonte shtëpin e tij. Ai punoj plot 36 vjet si imam i xhamisë së fshatit Kabash si dhe mësues në shkollen e Kabashit si dhe në disa zona të tjera të rrethit të Pukës.
Kthimi në Kosovë ( 1941)
Ministria e Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi kishte urdheruar që 60 mësues të shpërndahen në vendet e Shqipërisë lindore dhe veriore, pikërisht në ato vende ku nuk kishte shkolla të hapen dhe populli të edukohet. Në mesin e këtyre mësuesve ishte edhe Sadik Prishtina ku kishte marr një udhëzim të veçante për hapjen e shkollës shqipe në Kraishte.
Me vetëfinancim Sadiku ndërtoi dy dhoma banimi pran shkollës ku banonte me familjen e tij. Shkolla shqipe në Kraishtë kishte filluar me mesuesin e parë Sadik Prishtina. Hapja e kësaj shkolle nuk u prit mirë nga organet serbe të cilat në vitin 1946 larguan nga puna Sadik Prishtinen si dhe e dënojnë me 15 vite burgim. Sadiku vuajti burgun në burgun e Nishit. Presekutimi serb i ndaloi punen përjet në arsim si dhe edukator edhe pas kthimit nga burgu. Pas gjithë këtyre tortuarave që ju bënë Sadikut nga serbët, imam Sadiku lirohet dhe vazhdoi shërbimin si imam i fshatit Kraishte. Edhe pse kishte vuajrut shumë në burgun e Nishit, jeta i kishte sjell shumë moment të vështira. Ai asnjë herë nuk u thye. Gjithnjë kishte moral të forte dhe besim në vetvete. Ai deri në momentin e fundit të vdekjes ka qenë i fuqishem si nga ana shëndetësore por edhe intelektuale. Dihet që janë të rallë njërzit që lindin e vdesin në po të njejten ditë e muaj. Kështu pra në moshen 85 vjeçare pikerisht më 25 shkurt 1977 ndërroi jete imam Sadik Prishtina. [8]
Për aktivitetin e tij atdhetarë më 11 prill 1994 me dekret të Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha dekorohet hoxhë Sadik Prishtina me urdherin: “Naim Frashëri” i klasit të I-rë, si veteran i arsimit që shërbeu në shkollat shqipe jashtë kufive politik.
Përgatiti:
Gezim Kopani
______________
Bibliografi:
[1] Gezim Kopani
[2] Gezim Kopani dhe Musa Lluka (ish antar i Këshillit të Xhamis Pukë, 2004)
[3] Nexhmije Luma Prishtina(Mbesa e imam Sadik Prishtines)
[4] Nexhmije Luma Prishtina
[5] Gezim Kopani
[6] Xhemal Meçi, libri “Kabashi Puka që në lashtësi 2” fq.101
[7] Gezim Kopani
[8] Nexhmije Luma Prishtina