Imam Osman Hoxha

Imam Osman Hoxha
Imam Osman Hoxha
                  Imam Osman Hoxha banues dhe hoxhë në fshatin Flet. Kulumri dhe në tërë Udhmadhen, bashkë me Bajram Hazirin , myezin, dhanë një shembull burrëror e të guximshëm, me fillimin e luftës kundër pushtuesve serbë më 12 nëntor 1912. 
Prandaj  Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin me të gjitha forcat pushtuesin serbë, të cilët po kryenin krime të vazhdueshme në Kosovë, siç i vunë zjarrin edhe Malziut, më 11 nëntor 1912, kur vetëm në Gdheshtë, Malzi, therën e masakruan 72 pleq, fëmijë e gra.
        Sapo pararoja serbe e Divizinit famkeq “Drina “arriti te mullini i Fletit, imam Osman Hoxha, që kishte zënë vend mbas Hanit të Fletit, u vuri pushkën. Me shpejtësi  vrau  tre ushtarë serbë, të cilët i qitën rrethimin dhe e plagosën rëndë. Por, ndërsa qëndronte, i thirri mezinit Bajram Haziri: “O bini serbit se na qarti, bre!”
        Bajram Haziri lëshoi kushtrimin:“Bini serbit, kush asht burr, se na vrau OsmanHoxhën!” -dhe shtiu drejt kolonës serbe që po i ngjitej luginës së Fletit. Mbas kushtrimit  e pushkës së tij e gjithë lugina e Fletit u ndez flakë  prej armëve të fletasve dhe sakajanëve të Vaspasit, të tërhequr mbas luftimeve të ashpra që kishin zhvilluar me pararojën e ushtrisë serbe, ku mbetën të vrarë 20 ushtarë dhe komandanti i tyre, përballë istikamit (poziciononit) të Ismail Arifit, i cili ra dëshmor i Atdheut, por u përjetësua edhe në këngë, ashtu si fletasit me Osman Hoxhën.                                
              Kurse për luftën me serbë Vaspas – Flet, mund të shkëpusim këto vargje:
 “ Kush e nisi luften me serbë?!      
Osman Hoxha, past rahmet!        
               Osman Hoxha e Baram Haziri.  
 Qesi djemsh na i ka Fleti!
               S’i ka krajli, s’i ka mbreti!         
S’i mban toka, s’i mban deti!
               Gjasht taborre kan mbet prej heri! 
Gjasht taborre kan mbet prej ‘i dit! 
               Dy mij vet kan dal komit.”
 ( Visaret e Kombit, vll. IV. Tiranë, 1939, f. 58-59, mbledhë në Lumë, Kukës.)
             Në një këngë tjetër, motërzim, mbledhë në Kabash, më 1969, këndohet:
 
            “ Kush e nisi luften me serbë?!     
Osman Hoxha, past rahmet!      
               Osman Hoxha e Baram Haziri.  
Qesi djemsh na i ka Fleti!
               S’i ka krajli, s’i ka mbreti!     
 S’i mban toka, s’i mban deti!
               Gjasht taborre kan mbet prej heri! 
Gjasht taborre kan mbet prej ‘i dit! 
               Dy mij vet kan dal komit.”
Imam Osman Hoxha ka sherbyer si imam ne Xhamin e Kulumrise po ashtu edhe per fshatrat Flet, Xathe etj
Sipas nevojes qe ka pas Myftinia e rrethit Puke ai ka sherbyer ne disa raste imam edhe ne fshatin e Kryeziut madje ai ka dhene mesim ne Mejtepin e fshatit Flet etj.

Leave a Reply