Per here te pare qyteti i Pukes do te kete konvikt islam.
Sot me 26.11.2016 eshte zhvilluar ceremonia e hedhjes se themeleve te k onviktit islam ne qytetin e Pukes. Ceremonia u hap me leximin e Kur’anit nga imam Shkuri Kapllan per te vazhduar me pas me ceremonin e nisjes se punimeve te ketij konvikti.
Ne ceremonin e hedhjes se themeleve te kovikit mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani , Drejtori per ballkanin te shoqates Sulejmanie Faruk Kaje, Drejtori i Shqiperise Nusret Tekin, biznesmenet donator te konviktit Ufuk Gjoshkun dhe Mehmet Mesxhier.
Ne fjalen pershendetese Myftiu i Pukes Gezim Kopani tha: “Ketu e 10 vite me pare me kerkese te Myftinise Puke u hap dega e shoqates Vakfi Islamik Shqiptaro Turke sot fondacioni Sulejmanie. Keto vite treguan se rrethi i Pukes edhe pse pak mysliman ne numer ka potenciale per te nxjerr intelektual islam qofshin djem apo vajza. Fal Zotit dhe donatoreve te shoqates Sulejmanie sot te hedhim themelet e konviktit te pare islam ne rrethin e Pukes. Me kete rast dua te falenderoj te gjithe ato qe ishin pjese e punes duke perfshire grupin e punes te Myftinis Puke, Bashkise Puke, projektuesve, dy donatoreve Ufuk Gjoshkun dhe Mehmet Mesxhier dhe mbi te gjitha drejtorin per ballkanin Faruk Kaje.”
Po ashtu Myftiu Kopani tha: “Myftinia Puke me grupin e punes eshte duke punuar per te rrit aktivitet islame ne rrethin e Pukes. Tashme ne cdo fshat ku ka mysliman Myftinia Puke eshte prezent jo vetem me predikime, por me projekte sociale, artistike, por edhe ate arsimore. Shume shpejt projekte te bukura do realizohen.”
Ndersa drejtori i shoqates Sulejmanie per ballkanin Faruk Kaje tha: “Falenderoj Zotin i cili na beri te mundur per te nis kete pune kaq te rendesishme per islamin ne zonen e Pukes. Dua te falenderoj Myftiun e Pukes Gezim Kopanin per bashkepunimin e dhene. Ne vitin 2010 Myftiut ia kisha premtuar hapjen e nje konvikti dhe ja tek jemi sot. Le te punojme te gjithe qe ky institucion te lulezoje me femijet e ketij vendi duke u kthyer keshtu nje institucion shembull.”
Puke; 26.11.2016