Haxhijtë

Atikull i publikuar në reviste e botuar nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë , viti 1943. Teksti është shkruar sipas origjinalit si më poshtë vijon:

Ne muslimanet , kur i lutemi Perëndisë , e kthejmë fetyren kah Kibleja. Kibleja bije me atë anët t’orizonit qi asht nërmjet Jugës e Juglindjes. Edhe Xhamija ndërtohet me faqe kah kibleja.
Fjala “Kible” e ka kuptimin: drejtim.
E dini se Pejgamberi i Ynë, Hazreti Muhammedi Alejhisselam, ka le ne qytetin e Meqes, ku ndodhet nje tempull i shejtë qi quhet Qabe.  Pra, kur lutemi Perendisë, e këthjmë fytyren t’onë koh Qabeja; e ksajë pune i thonë: Kible.
I Madhi Perëdië pasanikve j’u ka vu per barrë qi nji herë në jetë të bajnë nji udhtim deri në Meqqe, me qëllim qi t’a vizitojnë tempullin e shejtë të Qabes. Ata Muslimanë pasanikë qi e kryejnë këtë udhëtim quhen “Haxhij”. Haxhillëku asht nji lutje shumë e dobishme qi i bahet Perëndisë.
Haxhillëku bahet në ditët e Bajramit të Kurbanit; prandaj ktij Bajrami i thonë edhe Bajramit i Haxhijve.
Të gjithë Haxhijtë të mbështjellun me nji pëlhurë të bardhë qi quhet “Ihram” , ditën e Arafaës  hypin ne malin e Arefat qi asht afër Meqes ku qindrojnë disa kohë dhe i luten Perëdisë.
Mbledhja e Madhe e Arefatit asht shfaqja e barazisë së vërtetë të njerzve përpara Perëndisë. Aty të gjithë Muslimanët , çdo gradë e pozitë shoqnore qi të kenë, nuk dallohen midis tyne, me qenë se janë të mbeshtjellun të gjithë njisoj me atë pëlhurë të bardhë qi quhet “Ihram”.
Haxhijt, mbasi rrijnë ditën e Arefaës disa orë në malin e Arefatit, këthehen ne Meqqe, ku i bajnë nderimet e duhura tempullit të shejtë të Qabes.
Lutja e Haxhillëkut asht nji kuvend i madh, ku Muslimanët mund të bisedojnë mbi problemet e mdhaja të njerzis. Prandaj pasanikët nuk duhet t’a lanë mbas doret këtë ardhurim.

Përmbledhje:
Pejgamberi i jonë i Madh, Hazreti Muhammedi Alejhisselam ka le ne Meqqe. Aty ndodhet nji Tempull i Shenjtë qi quhet Qabe. Ne kur i falemi Zotit e këthejmë fytyrën kah Qabeja, të cilës i thonë edhe Kible.
I Madhi Zoti ka urdhënue ne Kuran qi pasanikët t’a vizitojnë nji herë në jetën e tyne Qaben. Kësaj pune i thonë Haxhillëk.

Përgatiti
Gëzim KOPANI

Leave a Reply