Gënjeshtra

Hafiz Ali Korça
Hafiz Ali Korça

Gënjeshtra

Një ditë një çun i ri para Pejgamberit del.
Me nji mallëngjim të madh hallin e vet ja çel:
Për të bërë mysliman zemra fort më dëshiron
Me gjith vetijat qi kam o i math a më pranon?
Ç’janë ato Profeti tha numëroni një nga një
Ta dij nga të të ndaloj se ndryshe s’të them dot gjë
Djaloshi tha: o Resul! Jam nji i math faqe-zi
A do të më bësh kabul qysh të them as unë s’di
Jam pijanec fort i keq edhe me femra shkoj,
Gënjeshtar i math me namë aqë sa dreqin gaboj.
Si ra pakës në mentim të ngratit çun ju përgjegj
Që të tri vetijat bir i paske keq e më keq.
Edhe unë mir’e di që të tri vetijat ti
Për njiheresh dot s’i le por cilën të duash fshi!
U mentua djali pak me lot për faqe besoj
Më lehtë rrena më vjen ani më nuk kallëzoj.
Mbrëmave të pijë desh por i thash një gjës në vesh
Kur të zihesh gjëmë-zi profetin do t’a gënjesh?!…
U kthye çuni s’pin porse shpirti e shtrëngoj
Prej një stërvitje që kish pranë miqeshesë shkoj
Pa shkelun mirë në prak zemra e tij u perpelit
Faqen unë qysh ta nxij tha edhe u trondit.
Hoqi dorë dhe nga kjo çuni mentar dhe u bir
Pranë Resulit kur arth thua se së risht u lint.
S’ka dyshim o Muhammed? Me vërtet qenke Profet
Më ndalove nga një gjë q’ajo qenka feja vet.
I tha: Zoti e mallkon gënjeshtarin në Kur-an
“Mallkimi i Allahut mbi gënjeshtarët” është me ferman.
Myslimanizmi nuk do gënjeshtra e be më kot
Imani, gënjeshtra s’rri o vëlla në vent dot.
Sa dishmitarë gjen sot q’i kanë rrenat me bisht
Për një zollotë pa turp venë mbi Mus’hafin gisht.
Mbyllin dyer e shtëpi të nderçmit i bëjnë hi
S’quhen mysliman jo këta njerës vall-llahi.

Hafiz Ali Korça, 1927

Leave a Reply