Gazeta Shqip per Xhamin Fush-Arrez; Bashkia, “mban peng” lejen për ndërtimin e xhamisë

Fushë-Arës

Besimtarët apelojnë për ndihmë, kreu i bashkisë fajëson Kryeministrin

Bashkëjetesa dhe harmonia fetare mes banorëve të Fushë-Arësit duket se nuk është element i mjaftueshëm për lejimin e myslimanëve që të ndërtojnë një xhami. Kjo qytezë, me rreth pesë mijë banorë, popullohet 90% nga besimtarë të krishterë dhe 10% nga besimtarë myslimanë. Përtej halleve dhe problemeve të shumta të banorëve në këto anë, ajo që arrin të kuptosh është, se në këtë zonë ka një bashkëjetesë dhe harmoni të përkryer fetare. Por pavarësisht kësaj, besimtarët myslimanë nuk mund të ndërtojnë një kult fetar dhe, sipas tyre, pengesë janë institucionet vendore në Fushë–Arës. Banorët e besimit mysliman shprehen se ato kanë që në vitin 2011 që kanë kërkuar një leje ndërtimi që është, sipas të gjitha rregullave, në një tokë vakëfi, por kjo leje nuk jepet nga bashkia. Përfaqësuesi i besimtarëve myslimanë, Basri Selimaj, shpjegon që është e vërtetë se myslimanët janë një pakicë, por nuk duhet harruar se kanë 730 votues. “Ne kemi që në vitin 1992 që kërkojmë të kemi një xhami, por zyrtarisht kemi bërë një kërkesë në muajin shtator të vitit 2011. Leja nuk na është dhënë ende, madje para tri vitesh nisëm ta ndërtonim vetë, por bashkia solli policinë dhe na ndërprenë punimet. Kjo është absurde, pasi ne nuk kemi një vend ku të falemi”, thotë Selimaj. Sipas tij, pengesë është kryetari i bashkisë, Alfred Qafa, i cili bazohet në një vendim kryepleqsh. “Unë kam qenë një nga pesë kryepleqtë e Fushë-Arësit, që refuzova të firmos vendimin për të mos lejuar ndërtimin e xhamisë. Në këto kushte, më shkarkuan dhe vendosën kryeplak një tjetër person që të votonte pro. Nuk mendoj se kjo duhet të lihet në dorë të kryepleqve dhe një kryetari bashkie, ndërkohë që këtu ka 700 banorë myslimanë që duan të kenë një xhami”, deklaron Selimaj. Ndërkaq, kreu i bashkisë, i pyetur në lidhje se pse nuk jepet një leje ndërtimi, ka deklaruar se janë bllokuar nga Kryeministria, pavarësisht se kërkesa është bërë që në vitin 2011. Ndërsa myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, shpreson ende te një përgjigje pozitive. A. Hoti

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/12/20/bashkia-mban-peng-lejen-per-ndertimin-e-xhamise/

Leave a Reply