Fjala e Myftiut të Pukës Gëzim Kopani me rastin e vëndosjes së shtatorës së Nënë Terezës në Pukë

Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke) – Date, 16.08.2025

I nderuar kryetar i Bashkëisë Pukë
I nderuar Famullitar i Kishës Katolike
Të nderuar bashkëqytetarë!

Është nder i veçantë t’ju përshëndes sot ne qytetin fisnik të Pukës, një qytet që ndër shekuj ka qenë shembull i kulturës , bujarisë, mikpritjes dhe harmonisë ndër fetare.
Në emër të besimtarëve mysliman dhe të Myftinisë Pukë , dëshiroj të shpreh respektin e institucionit tonë për këtë ngjarje, edhe pse institucioni ynë nuk mori një ftesë zyrtare dhe protokollare për këtë aktivitet.
Pavarsisht kësaj, institucioni ynë që përfaqëson besimtarët mysliman të rrethit Pukë, duke u udhëhequr nga tradita e të parëve tanë, dhe nga parimi i harmonisë ndërfetare që na karakterizon, morem vendim që sot të jemi të pranishëm në përurimin e shtatorës së Nënë Terezës , kjo në respekt të Kishës Katolike dhe të vëllezërve dhe motrave tona të bësimit katolik.
Profeti islam , Muhammedi a.s. thotë: “Kush shqetëson jomyslimanët , nuk është prej nesh.” Ky mesazh i lartë na udhëzon drejt respektit dhe bashkjetesës paqësore, vlera të cilat sot ne, edhe një here tjeter i riafirmojmë sebashku.
Unë, uroj që shtatorja e Nënë Terezës të shërbejë si symbol frymëzimi për të gjithë ne, për dashurin ndaj njëri-tjetrit, në shërbum të se mirës së përbashkët dhe forcimin e unitetit tonë Kombëtarë.
Rroftë sa malet Puka , harmonia ndër fetare dhe bashkëjetesa vëllazërore mes nesh!
Rroftë Atëdheu ynë i dashur!
Zoti ju bekoftë dhe ju dashtë të gjithëve

Faleminderit për vëmendjen !

Gëzim Kopani
(Myfti i rrethit Pukë)

Nr.prot:65, datë: 16 gusht 2025

Leave a Reply