Ne fene islame therja e kurbanit behet vetem per Allahun xh.sh. dhe ai qe ben kurban merr sevape dhe me mishin e ndar qe ua jep te tjereve fiton sevap dhe gezon familjen perfituese. Ndaj Allahu xh.sh. thote: “Fale namazin dhe bej kurban per hir te Allahut xh.sh.” ( Kevther; 2)Per ke behet Kurbani ?Kurbani eshte nje nga aktet me te rendesishme te fese islame. Sipas fikhut islam kurbani njihet si: “El ud-hijetu” qe do te thote; therrje e kafshes per hire te Allahut. Kurbani behet vetem per Allahun xh.sh. e kunderta eshte e ndaluar. Per kete Muhammedi a.s. ka thene: “Allahu xh.sh e mallkon ate qe ther kurban jo per Allahun.” (Muslimi)Berja e kurbanit eshte vazhib. Ai u be vaxhib ne vitin e dyte pas Hixhretit , ashtu sikurse zekati dhe sadakaja e fitrit. Me berjen e kurbanit obligohet ai qe eshte; mysliman dhe i cili ka plotesuar nevojat e familjes dhe posedon apo ka te ardhura (nisab) ky e ka vaxhib therrjen e kurbanit.Sevapet (miresit) e Kurbanit
Ne lidhje me sevapet qe merr besimtari me berjen e Kurbanit Profeti Muhammedi a.s. thote: “Kushdo qe ben kurban per hir te Allahut xh.sh, ai eshte me afer Allahut. Pa ra ne toke gjaku i Kurbanit ngritet dhe lartesohet nga Allahu xh.sh .Prandaj ju keshilloj qe te beni kurban.” (Tirmidhi)
Kush obligohet me therrjen e Kurbanit?
E ka detyre (vazhib) Ai qe ploteson keto kushte: 1. Te jete mysliman 2. nuk ka probleme psikike 3. qe ka mbush moshen e pjekurise 4. qe eshte i lire 5. qe gjendet ne zonen ku jeton kohen e kurbanit (pra qe nuk eshte udhetar) 6.Myslimani qe qe ka mundesi (nisabin) Ato qe plotesojn keto kushe e ka vazhib berjen e kurbanit.
Cilat jane kafshet qe lejohen per kurban?
Kafshet qe lejohen per kurban jane kafshet e imta si: dashi, delja , dhija, cjapi dhe qe jane nje vjeçar dhe kafshet e medha si: Lopa, mzati, (2 vjeç) dhe deveja (5 vjeçare). Sa i takon moshes se kurbanit tek kafshet e imta eshte kusht respektimi i moshes e cila duhet te kete plotesuar nje vit dhe te kete hyre ne vitin e dyte. Disa dijetar thone se ne disa rasta te vecante kur kafsha e imet eshte e rritur mir pra eshte aq e shendosh sa ajo mes turmes nuk ban dallim nga ato qe kan kaluar nje vit, ne kete rast kjo mund te behet kurban. Ndersa tek kafshet medha nuk lejohet te behen kurban ato qe nuk jane dy vjet e siper, ndersa deveja ka kush pes vjet. Nese kafsha e zgjedhur per kurban ka pjell para se te therret atehere te voglin e japin sadaka.
Nga keto kafshe qe permendem jane te vlefshme per:
1. Dashi dhe delja – per nje person. Mosha duhet te te jete mbi 8 muajsh mire eshte te jete 1 vit.
2. Cjapi dhe dhija – per nje person. Mosha duhet te jete 1 vit.
3. Mzati dhe lopa – per 1 deri 7 persona. Mosha duhet te jete 2 vite
4. Deveja – per 1 deri 7 persona. Mosha duhet te jete 5 vite.
Çfare kushtesh duhet te plotesoj Kurbani?
Keto kafshe duhen te plotesojne keto kushte: Te jene ne gjendje te shendetshme pa semundje.Nuk duhet te jene te verber. Nuk duhet te kene dhembe te rene. Po ashtu permenden: nuk duhet vesh, bish te keptur apo te mos jet i sterilizuar (jo i tredhur, po ashtu majat e sisave). E çal qe nuk mund te ec deri tek vendi i therjes. Te mos jete shume e dobet. Eshte e papelqyr: kafsha te kete veshet e shqyer, apo te shpuar, apo me nje pjes te veshit te keput, kafsha e qethur.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Mos beni kurban pervec ate qe eshte ne moshen e duhur, por nese kjo gje eshte e veshtir per ju, atehere therni qengj (jo ma te vogel se 6 muajsh) nga delet.“(Muslim)
Cilat jane kushtet e berjes se Kurbanit?
Personi qe ther kurbani duhet te jete: Mysliman. Personi qe e ka bere nijet berjen e kurbani duhet te kete mundesi materiale ne berjen e tij (85 gram ari), te jete i lir, te jete i shendosht mentalisht, te jete ne mosh madhore, te mos jete udhetar, dhe kur te ther kurbanin te bej nijetin dhe fillon therjen (prerjen) duke thene: “Bismilah Allahu ekber” dmth: Ne emrin e Zotit, Zoti eshte me i madhi!”
Duhet te kemi parasysh, kurbani eshte bindje ndaj Allahut dhe therrja tregon bindjen ndaj Allahut xh.sh jo se Allahu xh.sh. ka nevoj per ibadetet tona, agjerimin dhe aq me pak per kurbanet tona por ai deshiron te shikoj tek ne nivelin e bindjes ndaj Tij. Per kete Allahut xh.sh. thote: “Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kurbaneve), por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nenshtroi ato juve qe ta lartesoni, adhuroni Allahun per udhezimet qe u beri. Bemiresve merru myzhde.” (El Haxh; 37)
Kushtet e kurbanit jane: Te shtrihet kurbani mbi krahun e majte, te drejtohet nga kibla, te lidhen 3 kembet (njere lihet e lir qe te cliroj gjakun me levizjen e saj), i çelet fyti duke thene: “Bismilah Allahu ekber” eshte synet te thuhet edhe kjo lutje:
“Inne salati ve nusuki ve mahjaje ve mematil Lahi rabbil alemijn.” d.m.th “Pa dyshim, namazi im, kurbani im jane per Allahun Zotin e Boterave.” dhe ne fund permend se ky eshte kurbani im apo personit qe e ka.
Lekura e kurbanit nuk shitet. Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kush e shet lekuren e kurbanit ai nuk ka kurban.” (Hakimi & Bejhakiu)
Shperndarja e mishit te Kurbanit
Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Nje te treten e mishit per familjen tuaj, nje te treten per te afermit tuaj, dhe nje te treten per te varferit.” (El Hafidh ebu Musa el Esfehani)
A lejohet berja e Kurbanit per te tjeret?
Transmetohet se Aliu r.a. bente cdo here nga 2 kurbane. “Nje here e pyeten perse e ben kete? Ai eshte pergjigjur: Nje e bej per Profetin Muhammedin a.s. dhe nje e bej per vete. Ali r.a. shtoj: Mua keshtu me ka urdheruar Profeti Muhammed a.s. dhe asnjehere s’do largohem nga kjo.” (Ebu Davud)Disa hadithe ne lidhje me kurbaninNga Aishja r.a. transmetohet se Muhammedi a.s ka thene: “Ai qe ben kurban (qe derdh) gjak kurbani per hir te Allahut xh.sh do marr nga Allahu xh.sh sevape te pa numerta. Kurbani eshte nje nder punet te cilat Allahu xh.sh i shikon dhe i vlerson.”
Profeti Muhammedi a.s. ka thene: “Ne diten e Kurban Bajramit, (pas faljes se namazit te Kurban Bajramit) biri i Ademit nuk mund te beje ndonje veper me te mire se sa te therre kurban. Kurbani ne diten e kijamietit (si sevap) do te vije me briret, qimet, etj. Akoma pa rene gjaku i i kurbanit ne toke pranohet nga Allahu xh.sh. Prandaj ta keni zemren te kenaqur ne lidhje me kurbanin (te mos ju vije rend si pune apo veper)” (Tirmidhi)
Profeti Muhammed a.s thote: “Diten e Gjykimit do te paraqitet Kurbani tek zotinia i tij e do te thote: “Filani eshte ai qe ka bere kurban per Allahun.” (Ibn Maxhe)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kushdo qe ben kurban per hir te Allahut xh.sh per cdo fije te qimeve te kurbanit do te kete sevape.” (Hadith Hasen Sahih, Tirmidhi)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Puna jone e pare sot eshte te falim namazin e bajramit, pastaj te kthehemi dhe te therrim kurbanet. Kush vepron keshtu ka ndjekur shembullin tim.“ (Buhari)
Berja e Kurbanit eshte synet (veper ) edhe e Profetit Ibrahim a.s. Kurbani behet pas faljes se namazit te Kurban Bajramit. Eshte e pelqyr qe kurbani te jete dash. Per kete kemi edhe kete hadith i cili tregon se: “Muhammed a.s. pas namazit te Kurban Bajramit bente Kurban 2 desh.” (Ibn Maxhe)
Kemi edhe transmetimin e Xhabiri b. Abdullah i cili tregon edhe menyren e kurban ku thote:
“Ishim se bashku me Muhammedin a.s. ne namazin e Kurbanit. Ai me te perfunduar hytben Muhammed a.s. zbriti nga mimberi dhe me pas kerkoj dy dash dhe kur filloj ta pres tha: “Bismilah, Allahu ekber.” Ky eshte kurbani im” (Ebu Davudi, Nesai)
Çfare eshte kurbani Akika?
Akika eshte kurbani qe myslimani duhet bere kur shtohet me femije. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: “Per cdo femije duhet bere akika (falenderim), ndaj beni kurban per femijen.” Per mashkullin behen kurban dy kafsh psh dy desh ndersa per vajze nje kurban.
Gezim Kopani
(Myfti i rrethit Puke)
Marr nga: https://gezimkopani.blogspot.com/2022/07/disa-rregulla-mbi-kurbanin.html