Dije rendesin e muajit Ramazan

Ja pra, perfituam edhe nje miresi. Erdhem ne muajin Ramazan, fillimi i te cilit eshte meshire, mesi i tij eshte falje, ndersa fundi eshte shpetim nga zjarri i xhehenemit. Ky muaj ne te cilin gjendemi eshte nje muaj i tille, qe nuk i eshte dhene asnje populli me perpara. Agjerimi ka qene detyrim si per ne, ashtu edhe per popujt e meparshem. Mirepo, ky agjerim ka qene me i rende per  ato popuj, ndersa per ty u be i thjeshte dhe me me shume perfitime. Perse? Ti je nga umeti i hz.Muhammedi a.s. Ti je me i privilegjuar. Dikush nga bijte e Izrealit luftoi per tetedhjete vite. Ai kaloi ato tetedhjete vite i lumtur, ndersa ty te eshte dhene nje nate per te fituar sevapet e adhurimit dhe luftes  per tetedhjete vite. Pra, ti duke falur dy rekate namaz ne naten e Kadrit do te jesh me i dashur tek Allahu sesa ai qe luftoi dhe adhuroi Allahun per tetedhjete vite rresht.

Erdhi mauji i Ramazanit; keshtu pra dije rendesine e tij! Ai kalon shume shpejt. Edhe jeta keshtu kalon shume shpejt. Mos thuaj qe muaji i Ramazanit vjen perseri. Ai muaj qe iken nuk kthehet me. Muaji i Ramazanit qe do te vije , eshte nje muaj tjeter. Mbase, muaji i Ramazanit do te vije çdo vit, deri ne diten e Gjykimit mirepo ky muaj mund te jete muaji i fundit i Ramazanit per ty. Mos thuaj se namazi kaloi dhe vjen perseri.Mbase, ai eshte namazi i fundit per ty. “Mos thuaj se do ta fillosh namazin kur te dalesh ne pension.” Mbase, Allahu ta merr jeten perpara se ti te dalesh ne pesion. Ty te veshin me qefin dhe te lidhin pa zinxhire. Menjehere behu i zellshem, Qaj shume per mekatet qe ke dhe adhuroje Allahun. Qendro perpara Tij dhe mendo jeten e perkohshme te kesaj bote. Ai eshte i perjetshem. Mendo qe ti je i dobet, ndersa Ai eshte i fuqishem. Cfare gje e bukur eshte takosh Zotin tende!

Si te ta shpjegoj une ty ate shije? A mund t’ia shpjegosh kete kenaqesi? Kur nje i verber nuk sheh, a mund t’ia shpjegosh ngjyrat? Si mund t’ia tregosh atij lulet me shume ngjyra, pemet, qiellin, diellin apo peshqit ne det? Si mund t’i tregohet dikujt era e trendafilit kur ai nuk merr dot ere me hunde? Si mund t’i shpjegohet cicerima e zogjeve, gurgullima e ujit apo leximi i Kur’anit dhe eznait dikujt qe nuk degjon?

Nese qendron vetem nje dite me Zotin tend, perdja do te largohet nga syt  e tu dhe ti do te shohesh ngjyrat. Do te maresh ere me hunde, duke nuhatur eren e trendafilave dhe luleve te tjera. Do te degjosh madherimin qe i behet Allahut. Do te hapet zemra dhe do te ndjesh Kur’anin brenda teje. Do te degjosh zerin e cicerimeve te zogjeve dhe gurgullimen e ujit.

Keto jane disa miresi te Allahut ne kete dhe nje dite do te marrin fund. Po miresite qe do te kesh ne Ahiret….Ato nuk kan fund por jane te perjetshme.

Ja pra, muaji i Ramazanit erdhi, dhe cdo nate Allahu thote: “A nuk ka njeri qe me kerkon, qe Me do? Keshtu qe edhe Ne ta duam ate!” Ja pra, ky ze degjohet ne muajin e Ramazanit ne mbremje dhe naten. Kjo eshte nje mrekulli hyjnore vetem per muaij e Ramazanit.

 

Leave a Reply