
Në kuadër të muajit Ramazan 2025 , Myftinia Pukë ndihmoj disa familje me pako ushqimore dhe miell. Në shpërndarje mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili shoqërohej nga antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Mustaf Mahaj. Ndër të tjera në fjalen e tij Myftiu tha: “Kjo ndihmë u mundësua nga Fondacioni Bamirës i Mbretit Selman të Arabisë Saudite në bashkëpunim me KMSH-në. Nga kjo ndihmë do përfitojnë rreth 80 familje.”
Përveç qytetit të Pukës përfituan edhe disa familje nga: Kabashi, Rrapja, Kryeziu dhe fshati Qerret dhe Flet. Secila nga këto familje përfituan një pako me ushqime dhe një thes miell 25 kg.





