Është njerëzore që njeriut t’i vijnë në mendje veprime të ndaluara apo mendime të pahijshme. Në këtë rast, mund të veprojmë në disa mënyra për t’i larguar ato:
– Të kërkosh falje nga Allahu: Kur një mendim i keq të turbullon mëndjen mund të thuash: “Estagfirullah!” (O Zot, më fal!)
– Të kërkosh mbrojtjen e Allahut nga shejtani: “E’udhu bil’lahi minesh’shejtanirr’rraxhim” (Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar). Kjo lutje e largon ndikimin e shejtanit dhe e ndihmon besimtarin që të ruhet nga cytjet e tij.
Lutjet janë një mënyrë e fuqishme për të kërkuar ndihmë nga Zoti. Kërko që Zoti të të pastrojë nga mendimet e këqija dhe të të mbrojë nga ndikimi i shejtanit.
– Ndryshimi i ambientit për ndryshimi mendimeve: Nëse besimtari nuk arrin të largohet nga mendimet negative, atëherë ai mund të ndryshojë ambient dhe të merret me diçka tjetër, si të lexojë Kuran, të bëjë dhikr (përmendje të Zotit) ose të angazhohet me diçka të dobishme, ku mund të përfshihen aktivitetet sportive, argëtuese apo relaksuese brenda kornizës fetare.
Është e rëndësishme të kuptosh që mendimi i keq nuk është mëkat në vetvete, përderisa nuk e ushqen vetë atë dhe nuk vepron sipas tij. Nuk është mëkat të të shfaqen mendime negative, por është mëkat t’i ushqesh me vetëdije dhe të veprosh sipas tyre.
Allahu e di më së miri!
Marr nga: /insi.al/