Bisede fetare ne Xhamin e Pukes per muajin Rexhep

Sot 31.03.2016 pas namazit te akshamit ne Xhamin e qytetit te Pukes u zhvillua bisede fetare ne kuader te muajit Rexhep.

Biseda fetare u mbajt nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili foli mbi rendesin dhe vlerat e muajit Rexhep. Ai tha se ky eshte muaj i veçante dhe i shenuar pasi profetit Muhammed a.s thote: “”Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut te Madheruar.Muaji Shaban eshte muaji im ndersa muaji Ramazan eshte muaji i ymetit mysliman.” Po ashtu Myftiu foli edhe per vleren e nates se mire Regaib.

Bisedat fetare ne xhamin e Pukes ne kuader te Neteve te Mira dhe muajve te Mire eshte kthyer ne tradite ne xhamin e re te qytetit te Pukes.

 

Leave a Reply