Besimtaret mysliman te rrethit te Pukes ankohen ne Myftinin e Pukes; Po diskriminohemi.
Ne prag te festes se Kurban Bajramit Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani po zhvillon disa takime me besimtaret mysliman te rrethit te Pukes. Ne dy takime qe ka zhvilluar, myftiu Gezim Kopani ka marr disa ankesa nga besimtaret mysliman.
Pothuajse nje zeri besimtaret mysliman shprehen shqetesimin e tyre ne; Shqetesimin mbi mos ndertimit te xhamise se Fush Arrezit, diskriminimi qe ju behet femijeve mysliman ne shkolla si dhe diskriminimi qe ju behen myslimaneve ne shperndarjen e bursave per studentet, po ashtu myslimaneve ju jepen punet me te veshtira ne administrate publike, duke i derguar neper fshatrat me te thella.
Mbi keto shqetesime Myftiu Gezim Kopani sqaroi besimtaret se: Komuniteti Mysliman i Shqiperise Myftinia e rrethit Puke per asnje çast nuk e ka lene ne harres ndertimin e xhamise Fushe-arrez. E kemi thene edhe me pare qe Myftinia Puke eshte duke prit momentin e duhur per te marr nismen e rradhes per ndertimin e xhamise ne Fushe Arrez. Ju jeni qytetare te ketij shteti i cili ju siguron besimin, prandaj ska asnje arsye qe ju te mos keni xhamin tuaj edhe nese ne Fushe Arrez jetojne vetem dy familje myslimane.
Ju thoni qe femijet mysliman diskriminohen ne shkoll. Kete çeshtje do e djekim. Do marrim takimet e duhura me Zyren Arsimore te rrethit te Pukes si dhe me drejtorit e dy shkollave qe ndodhen ne Fushe Arrez, dhe ne dy fshatra te tjere. Te njeten gje do bejme edhe per menyren e shperndarjes se bursave qe jep shteti per studentet. Nese myslimanet plotesojne kushtet per perfitimin e burses se shtetit ska pse te mos e marrin edhe myslimanet. Mund te kete ndonje qendrim jo korrekt ndaj myslimaneve qe punojne ne administraten publike, por cdo mysliman jo vetem ne Myftinin e Pukes por edhe ne organet shteterore duhet ta shprehin rastin kur diskriminohen, pasi diskriminimi per aryse fetare denohet me ligj.
Fushe Arrez me; 28 shtator 2014