Menjehere pas faljes se namazit te Fiter Bajramit Myftinia e rrethit te Pukes eshte vizituar nga disa zyrtare te rrethit te Pukes per bere urimet me rastin e festes se Bajramit te madh.
Te paret qe moren pjese ishin drejtues te Famullise se Pukes si dhe Prifti Giovanni Fiocchi. Drejtuesit e Famullise u priten nga Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani.
Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani duke vlersuar harmonin fetare nder te tjera tha: “Me te vertet eshte bukur kur njerzit shkojne mire me njerit-tjetrin. Zoti i ka krijuar njerzit ne kombe dhe fise te ndryshme qe njihen me njeri tjeterin.”
Ndersa Famullitari i Kishes Katolike Puke Diovanni Fiocchi nder te tjera tha: “Harmonia fetare qe kemi ketu ne rrethin e Pukes eshte nje thesar per te cilin duhet te punojme te gjithe sebashku qe ta bejme edhe me te bukur.”
Drejtuesit e Myftinise se rrethit Puke moren urime edhe nga Drejtues te forcave te ndryshme politike te rrethit te Pukes. Ne fjalen e tij perfaqsuesi i PS dega Puka Xhavit Selimi nder te tjera tha: “Ne kete dite te madhe uroj te gjithe besimtaret mysliman gezuar Fiter Bajramin, por nje urim i vecante shkon edhe per agjeruesit e muajit Ramazan. Duke marr shkas edhe nga fitorja qe mori PS ne ju premtojme se do jemi bashkepunues me Myftinin e rrethit te Pukes me qellimin e shtimit te sherbimit ndaj komunitetit.”
Kryetari i Bashkise Puke Beqir Arifaj ne emer te Bashkise Puke por edhe te PD-se tha: “Ne kete dite te vecante uroj te gjithe besimtaret e rrethit te Pukes gezuar festen e Fiter Bajramit.Urime per te gjithe ato qe agjeruan me sakrifice muajin e Ramazanit.”
Edhe Nenprefekti i rrethit te Pukes Martin Mardodaj uroj te gjithe besimtaret Mysliman te rrethit te Pukes.
Nje tjeter urim per besimtaret mysliman erdhe edhe nga kryetarja e LSI Puke Sajmira Laci e cila uroj te gjithe besimtaret mysliman per festen e Fiter Bajramit.