Urimi i Myftiut te Pukës Gëzim Kopani me rastin e festës së Fitër Bajramit

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani

MESAZHI I URIMIT I MYFTIUT TË PUKËS GËZIM KOPANI ME RASTIN E FESTËS SË FITER BAJRAMIT

Të nderuar besimtarë mysliman të rrethit të Pukës!

Sot është dita e fundit e muajit Ramazan, muaji i paqës dhe i mëshirës. Ishte muaji Ramazan i cili qetësoj zemrat tona me lutje, ibadet dhe agjërim drejtuar Zotit të Gjithësisë.

Ky muaj na mësoj të jemi të qetë, të dashur, më human dhe mbi të gjitha më njerëzor duke ngritur lart vlerat islame.

Ky muaj na mësoj të jemi pran njëri-tjetrit jo vetem në dua por edhe në iftare.

Prandaj në këtë natë të Fitër Bajramit dëshiroj të uroj të gjithë besimtarët mysliman për një agjërim të pranuar, dua, lutje , sadaka, iftare të pranuara tek Allahu xh.sh

Gjithashtu në emrin tim përsonal por edhe të Myftinisë Pukë , të Komunitetit Mysliman të Shqipërise Ju uroj gëzuar festen e Fitër Bajramit!

Allahu ju gëzoftë në çdo hap të jetës Tuaj!

Myftiu i Pukës

Gëzim Kopani

24 qershor 2017

Leave a Reply