Njoftim:Neser dt.10.05.2017 eshte nate e trete e mire Beraet

Myftinia Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman te rrethit te Pukes se neser date 10 maj 2017 eshte nata e trete e mire Beraet. Njoftohen agjeruesit e kesaj nate se syfyri mbyllet ne oren 03:31 ndersa iftari behet ne oren 19:53.

 

Ne lidhje me kete nate profeti Muhammed a.s ka thene

Profeti Muhammed a.s. thote;

S’ka dyshim se ne naten e Beraetit Zoti zbret ne qiellin me te afer me token dhe fal gjynahet.
(Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

Ne naten e Beraetit te gjitha veprat paraqiten para Zotit. Per kete arsye une deshiroj qe veprat e mia te paraqiten tek Allahu teksa une jame agjerueshem.
(Nesaiu, Ebu Davudi)

Gjithashtu profeti Muhammed a.s. ka thene:

“Ne naten e Beraetit paraqiten para Allahut punet (krijesat) dhe i fal ato me perjashtim dy grupe njerezish; a). Hipogritin dhe b). ai qe vret dike me pa te drejte.”
(Ahmedi)

Cfare bente Profetit Muhammed a.s. naten e Beraetit?

Aishja r.a. transmeton se ne naten e Beraetit vjen Profeti a.s. ne shtepi.Qendron pak dhe pasi heq rrobat i vesh perseri dhe del. Une u merakosa dhe vendosa ta ndiqja nga pas.Ai shkoj afer varrezave dhe bente dua duke thene: “O Zoti im! Me ruaj nga denimi Yt.Me ruaj nga zemerimi yt. Dua brotjen tende. Ti je i Lavdishmi….” E kur e pash kete u ktheva disi me nxitim ne shtepi. Me pas vjen Profeti Muhammed a.s. dhe me pyet. O aishe pse po merr fryme keshtu? Ajo i tregon se cfare kishte bere. Me pas u ngritem me Muhammedin a.s. dhe filluam duke fal namaz deri ne mengjes.

 

Per te mesuar me shume mbi kete nate kliko ketu: https://gezim-kopani.blogspot.al/2011/07/rendesia-e-nates-se-mire-beraet.html

Leave a Reply