Moti i acarte;Myftinia Puke diskuton mundesin e ndihmes per familjet ne nevoj

Sot me 15 janar 2017 me kerkese te nje pjese te Anetareve te Keshillit te Myftinise Puke u zhvillua mbledhja jasht radhe e Keshillit te Myftinise Puke ku ne rend te dites ishte: “Analizimi i situates se veshtire per familjet ne nevoj ne rrethin e Pukes si pasoj e motit te acarte.”

Ne mbledhje u dhane informacione mbi situaten e dhjetrave familje ne nevoj ne rrethin e Pukes, duke ndal kryesisht tek rastet me urgjente te cilat kan qene edhe te bllokuara prej ditesh nga debora. Nga ku doli qe jane dhjetra familje ne Zonen e Pukes duke perfshire ketu edhe fshatrat te cilat kan nevoj kryesisht per ushqime. Po e njeta situate edhe ne Zonen e Fushe Arrezit ku situata me e renduar eshte ne Iballe, Flet, Xath etj.”

Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi u informua per situaten nder te tjera tha: “Duhet te pranojme faktin qe moti ne rrethin e Pukes ka qen shume i ashper dhe mund te jete i till gjate gjithe ketij muaji. Ndihmesa ndaj njerezve ne nevoj eshte nje nder vlerat e islamit. Ne kemi obligim te ngrejme zerin ne emer te njerezve ne nevoj, jetim , dhe te atyre familjeve qe presin ndihmen tone. Ne emerin tuaj do i paraqes Komunitetit Mysliman te Shqiperise nevojat ku rezulton qe jane mbi 500 raste qe duhet nderhyrje me ushqime, normalisht duke perfshire edhe familjet e besimeve te tjera.”

20170115_101532

Leave a Reply