Mesazh urimi i Myftiut të Pukës me rastin e Kurban Bajramit

Bismilahir Rahmanir Rahim

Në emër tëe Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëebërëesit

 

Neser datë 12 shtator 2016 është dita e Kurban Bajramit. Me këtë rast në emër të Komuniteti Mysliman të Shqipërisë dhe në emër të Myftinisë Pukë Ju uroj festen e Kurban Bajramit, festen e sakrificës, dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin.

Të nderuar besimtarë!

Islami është fe Hyjnore e ardhur nga Zoti i Gjithësisë. Është fe e paqes, solidaritetit me skamnorët, jetimet dhe me myslimanët dhe gjithë njerëzisë.

Në këtë ditë feste, myslimanët janë më afer Zotit, duke  bërë namaze, kurbane dhe urime ndaj të tjereve.

Prandaj në këtë ditë feste Zoti i Gjithësisë deshiron që njerëzimi, myslimanët të jenë të gëzuar, të lumtur dhe të dashur me njëri-tjetrin.

Kjo feste bashkon njerëzit në falenderimet ndaj Allahut të Madhëruar.

Ndaj më lejeni edhe një herë t’Ju uroj festen e Kurban Bajramit të gjithë myslimanëve.

Zoti u begatoftë këtë ditë!

Nga mot Gëzuar festen e Kurban Bajramit!

Myftiu i Pukës

Gëzim Kopani

 

14341522_10205570715867770_893618071_n

 

Leave a Reply