Haxhi

Haxhi eshte nje pre pese kushteve te Islamit. Adhurimi i quajtur Haxh behet duke vizituar Qaben ne Mekke dhe vendet e shenjta qe ndodhen perreth saj. Ne Kuran eshte urdheruar vatja ne haxh nje here ne jete per ate qe ka mundesi. Cdo vit, ne kohen e Kurban Bajramit kruhet haxhi. Haxihte kete vizite e kryejne te veshur me nje cope te bardhe e te paster te quajtur “ihram“. Ata qendrojne te gjithe sebashku ne Arafat. Pastaj persillen  rreth Qabes 7 here dhe kesaj i thone “Tavaf“. Pas kesaj, vizitohen xhamia e Profetit ne Medine dhe vende te tjera.

Haxhi i cili eshte nder pese kushtet e Islamit, eshte nje adhurim i bere edhe me trup, edhe me pasuri. Keshtu, personi qe shkon ne haxh, kryen detyren e falendrimit ndaj Allahut per trupin dhe shendetin, per pasurine materiale qe i ka dhene arrin, fatmiresine e vizites neper ato vende ku lindi dhe u rrit Profeti yne, ku doli Islami per here te pare, pra ku ruhen shume kujtime. Haxhi quhet nje udhetim mjaf i madh. Cdo vit, qeinmdramijera myslimane, duke kapecyer veshtirsi te ndryshme, takohen ne Qabe qe eshte shtepia e Allahut.

 

Ne kohen e haxhit, myslimane te ndryshem, me gjuhe, ngjyre e sjellje te ndryshme, mblidhen ne Mekke me te njejtin qellim. Qe te gjithe, te mbeshtjelle me te njejten mbulese, persillen rreth Qabes. Aty s’ka me dallime pasurie, posti, race etj. Brenda grumbullit qe te kujton diten e grumbullimit te njerezimit pas kiametit, shkaterrimmit te kesaj bote dhe ringjalljes, njerezit gezojne vellazerimin para Zotit. Njerezit me te njejtin besim, i lutem Allahut, pendohen per gjynahet, u kthjellohen shpirtrat, u rritet besimi e , keshtu shprehim besnikerine e tyre ndaj fese. Myslimanet njihen me njeri tjeterin , bisedojne, qajne hallet dhe bejne miqesi. Lidhje e dashurise dhe vellazerise mes tyre forcohet!

Myslimani qe do te shkoje ne haxh, duhet te jete i  shendoshte per ta duruar udhetimin. Gjate udhetimit per ne haxh, udhet duhete te jene te sigurta. Nuk eshte mire te shkohet per ne ne haxh ne kushtet e mungeses se sigurise per jeten si lufte ose semundje ngjitese. Per shume myslimane, adhurimi i haxhit kerkon nje udhetim te gjate, gje qe eshte e mundur nese personi zoteron nje pasuri te caktuar. Prandaj eshte e gabuar perpjekja per te shkuar ne haxh duke shitur mallin e gjene dhe duke futur ne veshtirsi familjen.

 

Detyrimet e Haxhit jane:

1.Ihrami (Ndalimi per nje kohe te caktuar per nje person qe ka per te bere haxh, i disa sjelljeve dhe veprimeve te lejueshme ne kohe te tjera. Me berjen e qellimit (nijetit) per haxh dhe shqiptimin e telbijes eshte kryer hyrja nen ihram)

2. Qendrimi ne Arafat ( Eshte qendrimi ne malin Arafat qe ndohet ne afersi te Mekes, ne muajin Dhilhixhe, nga kohe e mesdites (koha e namazit te mesdites) e dites se nente (arife) gjer ne agimin e dites se pare te Kurban Bajramit.)

3. Tavafi i Qabes ( Pas qendrimit ne Arafat, eshte vizita e Qabes per nje kohe te caktuar)

Kushtet e Haxhiut:

Haxhiut duhet te jete i shendoshe. Nuk duhet te jete i penguar per te shkuar ne haxh psh burgu. Rruga nga do kaloj duhet te kete siguri. Femra duhet te shoqerohet nga i shoqi oese nga ndonje person i afert ne gjat, me te cilin nuk mund te martohet.. Per femren e veje (qe i ka vdek burri) ose te ndare, duhete te kete mbaruar periudha e pritjes (idet). Kjo mund te shkoje ne haxh e shoqeruar nga nje person i afert ne gjak, me te cilin s’mund te martohet.

Vaxhibet:

1.Hyrja nen ihram ne Mikat.

2.Heqja dore prej gjerave te ndaluar me ihram.

3.Qendrimi ne Arfat gjersa te perfundoje perendimi i diellit.

4.Qendrimi ne Muzdelife diten e Kurban Bajramit nga koha e agimit gjeri ne lindjen e diellit.

5.Goditja e shejtanit me gure ne Mina.

6.Ata qe e bejne haxhin e quajtur Temettu dhe haxhin e quahtur Kiran, te therrin kurban.

7.Farzit  prej kater rrotullimesh (tavaf) te plote rreth Qabes t’i shtohen edhe tre rrotullime per tu bere shtate.

8. Tavafi te behet gjate diteve te kurban Bajramit.

9.Para kthimit ne shtepi, berja e tavafit te lamtumires.

10. Gjate tavafit duhet qene me abdest dhe me pjeset e turpshme te trupit, te mbuluara.

11.Ne tavaf te fillohet nga Haxherul Esved, Qabja te mbahet ne te majte dhe te evcet me kembe.

12.Pas cdo tavafi te falen dy rekate namaz.

13.Tavafi te behet jashte vendit te quajtur “hatim“.

14.Te kryhen shtate vatje-ardhje mes kodrave Safa dhe Merve.

15.Vatja-ardhja te filloje nga kodra Safa, ata qe skan shkaqe te justifikuara, te ecin me kembe.

16. Pas hedhjes se gureve ne Mina, qethja e flokeve ne zonen e quajtur “Harem” te Mekes brenda tre diteve te para te kurban Bajramit.

Eshte e ndaluar:

1.Veshja e rrobave te qepura.

2.Kryerja e marredhenieve seksuale bashkeshortore, puthja apo ledhatimi.

3.Lyerja me ere te mire.

4.Gjuatja e kafsheve te gjahut.

5.Prerja ose keputje e pemeve dhe barerave te gjelber.

6.Rrutja, shkurtimi i flokeve..

Leave a Reply