Ne kuader te muajve te Mire Rexhep Shaban dhe te nates se Mire Regaib, pasditen e sotme dt.05.04.2016 Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani zhvilloj nje takim ne fshatin Kabash.
Gjate fjales se tij, Myftiu Gezim Kopani foli mbi vlerat e muajit Rexhep dhe nates se Mire Regaib. Po ashtu Myftiu ftoj myslimanet e fshatit Kabash qe te jene ne krah te njeri tjeterit pasi sevapet jane shume te medha per ate i cili ndihmon tjetrin per hire te zotit, dhe kjo tha Myftiu konsiderohet sadaka. Ne duhet te shikojme tek njeri tjeteri gjerat pozitive dhe te harrojme te keqen. Kushdo qe kerkon te mire ate do ta gje tha Myftiu Gezim Kopani.
Ne takim mori pjese edhe kryeplaku i fshatit Kabash Elez Hadroj. Takime te ngjashme Myftinia e rrethit Puke do zhvilloj edhe ne disa vende te tjera te Pukes.
Kabash,05.04.2016