Sot më 13 mars 2016 në qytetin e Fushë Arrëzit Myftinia e rrethit Pukë në bashkëpunim me
Medresen e Djemve Haxhi Sheh Shamia Shkodër u organizua seminari me temë: “Mirësia e Profetit (Sal-llahu Aljehi se selam)”.
Përveç besimtarëve aktivitetin e nderuan me pjesmarrjen e tyre Myftiu i rrethit Pukë Gëzim Kopani, Kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci, Përfaqsuesi i Shoqates Istanbul njëherazi Kordinator i Medresesë së djemve Haxhi Sheh Shamia Shkodër Fehmi Dushku, Drejtori i po keësaj Medreseje Kujtim Dervishi, Sekretari i Këshillit të Myftinisë Pukë Afrim Laçi, Anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë për Fushë Arrezit Basri Selimaj, Përfaqsuesja e Gruas Myslimane pranë Myftinisë së rrethit Pukë për qytetin e Fushë Arrëzit Aida Pema etj.
Aktiviteti u hap me fjalen e Allahut të Madhëruar për të vijuar me fjalen përshëndetëse të Myftiut të rrethit të Pukës Gezim Kopani i cili pasi falenderoj Medresen Shkodër për mbeshtetjen dhe bashkepunimin e krijuar, ndër të tjera tha: “Ky aktivitet i cili zhvilloher prej kater vitesh në qytetin e Fushë Arrëzit ka si qellim promovimin e vlerave që mbartë feja islame duke i percjell ata të banorët e këtij qyteti nepërmjet aktiviteteve të tilla. Uroj që të gjithë sëbashku të punojmë fort në mirësi dhe respekte ndaj njerit tjetrit pasi feja islame është fe e dashurise dhe e respektit. Duke ju falenderuar për pjesmarrjen tuaj; dua të shfrytëzoj rastin që edhe ju myslimanët e këtij qyteti të keni xhamin tuaj. Kjo gjë nuk mund të arihet vetem nga ne, Myftinia por të gjithë sëbashku të punojmë në realizimin e ndërtimit të xhamisë.”
Në emër të Medresesë Haxhi Sheh Shamia Shkodër si dhe të shoqatës Istanbul foli drejtori i Medreses Kujtim Dervishi i cili tha: “Falenderoj Zotin e Madh që na dha mundesin që të jemi sot në Fushë Arrëz për të përcjell tek Ju mesazhet e Profetit Muhamed a.s. nëpërmjet nxënësve të shkolles tonë. Ndjehem i lumtur pasi në shkollen tonë kemi nxënës edhe nga qyteti i Fushe Arrezit të cilet do jenë pishtar për këtë qytet i cili ka shumë nevoje për aktivitete të tilla. Falenderoj edhe Myftinin e rrethit Pukë me të cilen kemi bashkëpunim dhe tashme po e kthen në traditëzhvillimin e aktiviteteve të tilla edhe në qytetin e Fushë Arrëzit.”
Ndërsa Kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci në fjalen e tij tha: “Si fillim ju falenderoj për ftesen që më keni bërë, pasi të jesh prezent në aktivitete të tilla ku shpalosen këshilla të vyera për mirësi, dashuri e respekt është gjeja më e mirë. Komuniteti Mysliman i qytetit të Fushë Arrezit është komuniteti më i nderuar” tha në fjalen e tij kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz .
Më pas aktiviteti vijoi me kumtesat e përgatitura nga imam Naim Drijaj si dhe teologu Edmir Maxharri të cilët sollen shëmbuj konkret të jetës dhe vlerave të Profetit Muhamed a.s.
Në fund të seminrit u kendua ilahi dhe recitime nga nxënësit e Medresesë së Djemve Haxhi Sheh Shamia Shkodër.
Aktiviteti u mbyll me shpërndarjen e disa literaturave islame dhe të një koktei të përgatitur me këtë rast.
Fushë Arrëz,Pukë; 13 mars 2016