Zgjidhet kryetarja e gruas myslimane per qytetin e Fushe Arrezit

Per tu kordinuar me shume aktivitetet islame me grate myslimane ne qytetin e Fushe Arrezit, sot me date 21.02.2016 Myftinia e rrethit Puke zhvilloi zgjedhjet per Kryetare e Gruas Myslimane per qytetin e Fushe Arrezit.

 

Grate e pranishme pasi ben propozimet e tyre hodhen ne votim propozimet. Nga ky votim u zgjodh Aida Pema. Si aktiviste dhe mbeshtetese te saj u zgjodhen edhe tre gra te tjera te cilat jane: Vjollca Selimaj, Flutura Dhiaku dhe Lavdije Tafili.

Proçesi u ndoq edhe nga Myftiu Gezim Kopani i cili uroj Kryetaren e Gruas Myslimane per qytetin e Fushe Arrezit. Nderkohe ne fjalen e saj Aida Pema nder te tjera tha: “Si pari falenderoi juve qe me besuat mua per kete detyre dhe Myftinin e rrethit Puke per kete mundesi qe po na krijon. Ju premtoj se do punoj me perkushtim per te rritur aktivitet islame ne qytetin tone. Ta shijojme edhe ne bukurit e islamit ashtu sic shijohet ne Puke. Me vjen turp te them por eshte e vertet, ne shtepin time nuk festojme festat e bajrameve ashtu sic jetohet ne qytetin e Pukes. Prandaj keto dhe shume gjera tjetra duhet te punojme sebashku per te miren e familjes tone.” Fjale pershendetese mbajten edhe tre aktivistet e tjera.

Fushe Arrez; 21.02.2016

Leave a Reply