Një tjetër vlerësim për cilësinë që ofron Universiteti Hëna e Plotë Bedër. Pas përfundimit me sukses të procesit të akreditimit, Universiteti Hëna e Plotë Bedër është pajisur me certifikatën e cilësisë ISO 9001 : 2008 e cila është një standard ndërkombëtar lidhur me sistemin e menaxhimit të cilësisë.
Ky standard është i zbatueshëm për çdo institucion që operon në aktivitete dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshi këtu edhe arsimin. ISO 9001:2008 bazohet në tetë parimet e menaxhimit të cilësisë të cilat janë thelbësore për mirëfunksionimin e institucioni. Në rastet kur zbatohen plotësisht, këto parime mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë.
Kjo certifikatë është një tregues i rëndësishëm i vlerësimit ndërkombëtar që i bëhet universitetit dhe vjen si një garanci për të gjithë ata që studiojnë në këto auditorë por edhe studentët e ardhshëm si dhe prindërit e tyre.