Sot me 21.11.2015 ne qytetin e Fushe Arrezit Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani gjate nje takimi me besimtaret mysliman te ketij qyteti ka ndaluar perseri mbi ngjarjet aktuale me te cilat po perballen myslimanet.
Myftiu Gezim Kopani nder te tjera tha:
“As kush ska te drejte te vras njeri me pa te drejte (El Maide,32), per me teper ne emer te fese islame. Ato qe bejne akte te tilla dhe qe keq perdorin fene islame skan asnje lidhje me islamin. Te tillet qe perdorin termat islame nuk ia kan haberin cdo te thote islam. Si ka mundesi qe flasin ne emer te fese islame kur nuk din si te bejne sexhde? Thone “Allahu ekber” dhe ne anen tjeter pyesin; kur nuk ka uje cfare duhet te bejme?
Ne, te gjithe sebashku nuk duhet te lejme vakume te cilat mund te perdoren nga njerez me zemer te keqe, te cilet skan asnje lidhje me fene islame. Nese ka ndonje tubim, kurse duhet te pyesni kush i drejton? A jane zyrtare apo jo? Eshte mir qe prinderit te dine se femija e tij cfare shikon dhe lexon ne internet. Kjo eshte e vlefshme jo vetem per ceshtjen qe po flas por edhe per ceshtje te tjera, pasi ka blogje, web faqe, video dhe ideologji helmuese. Eshte detyra e jone, e myslimaneve dhe jo vetem qe ti mesojme femijet, besimtaret dhe jo vetem qe islami eshte fe e paqes, fe e dashurise dhe e respektit per njeri tjeterin.
Nuk duhet te lejme vakume, por te gjithe sebashku te bejme aktivitete per orjentimin ne rrugen e drejte. Njekohesisht do ishte mire qe te mos hiqen paralele duke i paragjykuar myslimanet si terrorista sepse nje terrorist nuk mund te jete mysliman.
Nese do kete paralele te tilla do ishte gabim i rende. Mos te harrojme qe te gjithe jemi, dhe duhet te jemi bashke kunde se keqes, pra terrorit. E keqja ska vend tek zemrat e myslimaneve dhe islamit.”
Date; 21.11.2015