Xhamia e fshatit Iballe

Fshati Iballe është një ndër fshatrat më ta largëta nga qendra e qytetit të Pukës. Siç e kemi përmendur dhe në shkrimet e tjera, feja islame në këtë fshat është hapur gjate Perandorisë Osmane. Xhamia e fshatit Iballe 1670. (1)Xhamia Iballe , Puke
Fshati i Iballës është i përberë nga besimi Katolik dhe besimi Mysliman. Në këtë zonë myslimanët zënë një numër të vogël të banorëve. Sipas të dhënave Xhamia e fshatit Iballe është ndërtuar që në kohen e Perandorisë Osmane. Xhamia e fshatit Iballe ku ndodhet edhe sot është e vendosur në lagjen “zotni”.
Ish-anëtari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë Demir Hyseni thotë: “…Xhamia e Iballës është ndërtuar në kohen e Turqisë pas dëshirës që shprehen vetë besimtarët mysliman të Iballës.”Xhamia e Iballës u ndërtua me gur të gdhendur si dhe gur të veçantë të ardhur nga Prizreni dhe Shkupi. Xhamia e Iballës ndodhet në zemër të shtëpive. Pranë Xhamisë Iballë rreth vitit 1916 u ndërtua  një “odë” e veçantë e cila shërbente si “Mejtep” për të mësuar fëmijët mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri në vitin 1920.
Gjatë vitit 1916 Mejtepi i Xhamisë Iballë ka patur 12 djem dhe vajza të moshës 8 – 14 vjeç. Në këtë “Mejtep” mësohej lexim  e këndim në gjuhën shqipe, mësim për namazet si dhe mësimin përmendsh të “ashreve” Kur’anore. Nga të dhënat mësues në këtë “Mejtep” ka qenë imami i Xhamisë Isuf Hoxha.
Hoxha i madh”, ka lindur në vitin 1820. Mësimet e para ai i mori në Mejtepin e Pukës e më vonë në Medresenë e Prizrenit, ndërsa sipas të dhënave të tjera del se “Hoxha i madh”, pas mejtepit të Pukës ka vazhduar mësimet në Turqi pikërisht në qytetin e Stambollit. Imam Isuf Hoxha vdiq në vitin 1919.
Përveç mësimeve fetare kjo “odë” ka shërbyer edhe si vend takim i pleqve të urtë të cilët herë-herë bashkoheshin dhe këndonin këngë me çifteli dhe kënge “përpjetë”.
Ky bashkim bëhesh në mënyrë të vazhdueshme sidomos në muajin e “Mevludit” ku imami i Xhamisë Iballë bashkonte burrat e katundit dhe gjatë këndimit të “Mevludit” përveç ilahive, salavatve për hz. Muhamedin a.s. këndonin këngë patriotike të shoqëruara me çifteli dhe sharki, ndërsa për festat e Bajrameve edhe në këtë fshat ishte zakon vizita nëpër shtëpi e myslimaneve duke u shoqëruar kjo vizitë me melodinë e daulles. Në disa raste shtëpitë myslimane kishin vizitor edhe nga familjet Katolike dhe e kundërta.

Në këtë xhami kanë shërbyer si imam: “Hoxha i madh” Isuf Arif Hoxha (1820-1919); Hoxhë Bisha (1957 – 1960); Sherif Arifi (1960 – 1962)

Pas vitit 2001 myslimanët e Iballës filluan të përgatiten për rindërtimin e Xhamisë së fshatit Iballë. Në vitin 2003 Myftinia e rrethit Pukë në kuadër të rindërtimit të Xhamisë Iballe bëri certifikimin e truallit të Xhamisë Iballë. Pas vitit 2004 me financimin e  Ismet Kapeta njëherazi bashkëfshatar i myslimaneve të Iballës u bë e mundur rindërtimi i Xhamisë Iballe.Tashmë xhamia e Iballës çdo ditë pret besimtarët e saj për kryerjen e riteve fetare. Vetëm gjatë vitit 2012 në Xhaminë e fshatit Iballë kanë marrë mësime fetare mbi 25 fëmijë.

Pergatiti
Gezim Kopani
_______
1.Sipas te dhenave rreth moshes 20 vjecare pra ne vitin 1840 eshte bere imam i xhamise Isuf Arif Hoxha (1820-1919). Ai ka dhene mesim ne Mejtepin e xhamise se Iballes kur nder te tjera ka pasur nxenes Kadri Met Alia. Kjo vihet re jo vetem nga Mejtepi por edhe nga emrat e te pareve te myslimaneve te fshatit Iballe. Shumica arrin te permendin brezat duke shkuar deri ne shtat apo tete. Nga kujtesa e besimtareve kemi se xhamia e fshatit Iballe eshte ndertuar rreth vitit 1600 por me e sakta do ishte ajo e vitit 1660-1670 duke pasur ketu parasysh edhe largesin 40 apo 45 vjecare nga brezi ne brez.

Leave a Reply