Xhamia e vjeter e fshatit Kryezi ndodhet ne zonen e Myftinise se rrethit Puke. Fshati Kryezi ndodhet ne zonen administrative te ish komunes Qaf Mali.
Me ndryshmet e fundit te ndarjes se re administrative ky fshat ndodhet ne teritorin e Bashkise Fushe-arrez.
Sipas banoreve mysliman te fshatit Kryezi, Xhamia e ketij fshati eshte ndertuar para rreth 300 vitesh. Ajo eshte ndertuar me kontributin e vete besimtareve mysliman te ketij fshati.
Sipas disa te dhenave te tjera del se Xhamia Kryezi eshte rindertuar para 100 vitesh nga besimtaret mysliman te fshatit.[1] Prane xhamise se ketij fshati ka qene edhe Mejtepi i Xhamise Kryezi ku kan mesuar femijet e myslimaneve te fshatit Kryezi.
Ky mejtep mbahet mend per dy fakte. I pari, aty u arsimua Nel Ismail Aga, imam i ardhshem i Kryeziut. I dyti, deri nga mesi i shek XX afer mejtepit ka qene nje qershi e cila eshte quajtur Qershia e Mejtepit. Simbas Halim Hoxhes (Avdylit) Mejtepi kishte permasa 8×10 m. Ishte njekatesh. Aty arsimoheshin femijet e Zotnive per mesim besimi islam. Mejtepet ne kete kohe ishin mesonjetore filloe, katerklaseshe. Krahas besimit islam mesonin edhe turqishten dhe njohuri fillestare gjeografike e historike. Tekstet ishin ne turqisht. Mesimet ua zhvillonin imam shetites, te ftuar per mesimet e mejtepit. Ne kete Mejtep moren mesime si imam Zeneli Hoxha ose sic njohej ndryshe Neli . Hoxhe Neli me von u be edhe imam i Xhamise si dhe jepte mesim ne Mejtepin e Xhamise Kryezi. Mbas Hoxhe Nelit ka sherbyer si imam i biri, Malush Hoxha i cili gjithashtu ka sherbyer si imam deri ne vitet 1945.[2] Sipas ketyre te dhenave kjo xhamia ka pas keto imam:
Zenel Hoxha.
Malush Zenel Hoxha [3]
Po ashtu mesohet se ka sherbyer si imam dhe myezin edhe Myrteza Hozha nga Dukagjini i Kukesit. [4]Xhamia e fshatit Kryezi ndodhet ne nje toke “Mira”[5]. Ne kohen e monizmit xhamia e keqtrajtua duke u kthyer ne magazine koprative.
Pas proçedurave te nisura ne vitin 2006 per Proçesin e Çertifikimit te pronave Vakuf te Myftinise se rrethit Puke ne vitin 2007 u arrit qe te behet çertifikimi i truallit dhe tokes se Xhamise se fshatit Kryezi. Ajo ka nje siperfaqe prej 2562 m2.[6]
Shenim: Ky eshte nje informacion i shkurter ne lidhje me Xhamin dhe Mejtepin e fshatit Kryezi Puke.
Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Gezim Kopani
Puke 17.08.2015
[1] Mustaf Arifaj; Informacion derguar Myftinise se rrethit Puke me 13.07.2005
[2] Gezim Kopanil; “Historia e Xhamise dhe Mejtepit Kryezi“, 2012.
[3] Sipas banorit te ketij fshati Kastriot Arifaj mesohet se Zenel Zmajl Arifaj sebashku me te birin Malush kan qene te diplomuar si teolog ne Siri. Informacion derguar Myftinise se rrethit Puke me date 20.07.2006.
[4] Mustaf Arifaj; Informacion derguar Myftinise se rrethit Puke me 13.07.2005
[5] Mira; Toke e dhuruar nga te gjithe banoret per nje sherbim publik sic eshte Xhamia.
[6] Gezim Kopani; Sipas çertifkates nr.848 dt.11.07.2007.