Kujtime për imam Qazim Nushi nga Besnik Lluka
(Antar i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë)
Më lejoni, të përfitoj nga ky rast, kur sot para jush, bijave të respektura që ia shtojnë vlerësimin e nderin babait të tyre Qazim Nushit po u dorëzohet prej Komunës Qerret titulli i lartë i shumëpritur “Qytetar Nderi” imam Qazim Nushit.Përsonalitet i besimit dhe të kulturës islame, imam i Qerretit por edhe i te gjithë Pukës. Edhe pse i rritur në kushtet e qytetit të Gjakovës, prapë u afrua me malësorët në Qerret, Pukë e Kabash, ku iu përshtat kushteve të tyne te thjeshta, por mikpritëse e bujare. Unë nuk desha t’I them dy fjalë si anëtar i Këshillit të Myftinisë Pukë, por me shumë si qytetar që e mbaj mend tuj bisedua me dashamirësi me qytetarë e malësorë të ndryshëm.
Veçanërisht më kujtohet kur bisedonte aq shtruar e miqësisht me babën tim Ukë Lluka, i cili është nderuar edhe ai para disa vitesh nga Komuna Rrape me titullin e lartë “Qytetar Nderi”. Baba ishte njohë prej shumë vitesh me imam Qazim Nushi. I kishte pëlqyer karakteri burrnor, serioziteti, biseda e shtuar dhe me kulturë. Baba im Uk Ismail Lluka, qe kishte shërbyer në detyra të rëndësishme shtetërore deri në Dibër e Kosovë, ku ishte njohë e kishte të bënte me burra me autoritet shtetëror e peshë në shoqëri, gjeti te imam Qazim Nushi Atdhetarin e vërtetë, njeriun e qetë, të thjeshtë, por edhe të dijes e të besimit.
E dëgjonte me shumë vëmendje, kur jepte përgjigje për jetën dhe porosity hyjnore të Profetit Muhamed a,s për besimin, për gruan e fëmijet, për prindërit e shoqnin, për Atdheun e kombin; për njeriun e përvuajtun e të varfër, për nderin, e dinjitetin; por edhe për respektimin e besimit të tjetrit, se nji Zoti i lutena. Të gjitha këto i shoqëronte edhe me shembuj e praktika nga jeta e profetëve e burrave të nderuar.
Po kështu, më ka takuar sa e sa herë të dëgjoi fjalë të mira edhe prej Mustaf Rexhës. Këto nuk po i përmend se unë me të ndjerin Mustafë Rexha kam lidhje familjare, por faktet tregojnë se ishin aq të lidhur shoqërisht sa më 1967 kur I kerkuan librat fetare, sidmos Kur’anin e Madhnueshëm, ishte tronditur shumë. Shkon te Mustaf Rexha dhe i tregon hallin që kisht; “Mor Mustafë! Kam ra në hall të madh. Më kërkojnë librat fetarë me i dorzue. Unë do libra historie e gjoegrafiue të shkrueme turqisht, po i dorëzoi, po si u dorëzohet me dorë teme Kur’ani të pafeve?!”
Mustafa ia kishte marrë dhe ia kishte siguruar në një vend të fshehtë. Herë herë shkonte e hapte Kur’anin , ndërsa Mustafa e ruante mos iu kishte vue kush mbrapa. Ishte punë me përgjegjësi se i dënonin te dy.
Më falni përsa u zgjata, por ju falënderoj që më degjuat këto kujtime për imam Qazim Nushin.
Besnik Lluka
(Antarë i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë .Djali i Ukë Ismail Lluka i cili ka qenë shok me imam Qazim Nushin)
Pukë, më; 23 maj 2015
Përgatiti: Gëzim Kopani
Shenim: Ky kujtim është i ruajtur në Arkivin e Myftinisë Pukë me nr.prot;118.
Publikuar për herë të parë në internet më 30.7.2015