Myftiu i Pukës Gëzim Kopani uron Fitër Bajramin

MESAZHI I URIMIT TE MYFTIUT TE PUKES GEZIM KOPANI  

ME RASTIN E FESTES SE FITER BAJRAMIT,2015

Bismilahir Rahmanir Rahim

Gezim Kopani (Myftiu i Pukes)
Gezim Kopani (Myftiu i Pukes)

Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit !

Të nderuar besimtarë mysliman të rrethit të Pukës!

Kam kënaqësin e veçantë që në këtë ditë të fundit të Ramazanit tju uroj Gëzuar festen e Fitër Bajramit!

Të gjithë besimtarët mysliman përjetuan muajin e bekuar të Ramazanit, i cili na mësoi se si ti afrohemi Krijuesit të Gjithësisë. Janë këto ditë të bekuara të cilat mësuan zemrat tona së si të jemi më të mire, më të dashur dhe më bujar. Në këtë natë të bekuar të Fitër Bajramit e lus Allahun e Madhëruar për më shumë mirësi, paqe, dashuri dhe qetësi shpirtërore. Ky ishte një muaj sakrifice për Allahun xh.sh me besim dhe shpresë në shpërblimin e Tij për Agjëruesit e Ramazanit. Për ato të cilët në këtë muaj gjeten rastin për të bërë një veper të mirë. Edhe një here,  me shpresë në pranimin e agjerimit, sadakave dhe lutjeve tona; uroj të gjithë besimtarët mysliman Gëzuar dhe për shumë vjet festën e Fitër Bajramit!

 

Myftiu i rrethit të Pukës

Gëzim Kopani

16 korrik 2015

Leave a Reply