Ndjesi ndryshe e islamit ne rrethin e Pukes.

Mbreme gjate nje iftari Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi beri nje predikim te shkurter mbi rendesin e dhjete diteve te fundit te Ramazanit tha: “…Fale programeve dhe projekteve te ndryshme tashme Myftinia e rrethit Puke cdo dite e me shume ndodhet me afer besimtareve. Eshte bashkepunimi juaj qe mundeson  Myftinine e Pukes te ndryshoj mendimin per shume kend duke sjell nje fryme tjeter. Sot rrethi i Pukes numeron dhjetra aktivitete islame dhe kulturore qe Myftinia Puke ka realizuar. Fal ketij angazhimi vejme re se ndergjegjia islame te besimtaret tane sa vjen dhe rritet dhe kjo eshte shenje e mire. Ajo qe eshte me e rendesishme, eshte numeri i madh i te rive qe ne keto dite kaq te nxehta kan mbajtur Ramazanin duke u bere shembull edhe per te tjeret. Edhe pse ka nje zbehje publike per shkak te levizjeve te pukjaneve jasht shtetit,  kemi vene re qe ne sofrat e iftarit dhe jo vetem jane shtuar dhe jane ulur besimtare qe asnje here me pare nuk kan qene agjrueshem. Kjo na ben qe te ndjehemi mir. Gjej rastin tju ftoj edhe juve qe te beheni pjese e punes se Myftinise Puke, te ftoni te afermit, te rit dhe te rejat ne rrugen islamit. Kam besim se te gjithe se bashku ne mund tia arrim te ngrejme besimin tone aty ku ka qene pse jo edhe me mire. Vite me pare Myftinia Puke kishte veshtirsi organizimi ne disa vende te rrethit te Pukes, por sot gjerat kan ndryshuar. Kemi jo me kat se 20 agjerues te ri te cilet kan nis per here te pare agjerimin vetem ne qytetin e Fushe-arrezit dhe jo vetem. Po ne kete qytet, pas komunizmit kemi nje moter myslimane qe ka vendos hixhabin si dhe numeri i medresisteve eshte rritur. Deshira per mesimin e riteve islame eshte rritur. Prandaj muaji i Ramazanit, festat e Bajrameve jane nje mundesi e mire kontakti me njeri-tjetrin. Ne fund gjej rastin te uroj te gjithe besimtaret e rrethit te Pukes qe; ashtu sic eshte i begat ky muaj i Ramazanit ashtu qofshin te gjithe besimtare tane, familje dhe te afermit e tyre.”

dt.12.7.2015

Leave a Reply