Nata e Kadrit

Njehere Profeti a.s u tregon shokeve te tij per nje njeri qe e kishte adhuruar Zotin 83 vjet me radhe. Shoket pyeten te pezmatuar: “O profet i Zotit, si mund ta arrijme kete shperblim kaq te madh, nderkohe qe mosha mesatare e bashkesise tende eshte 60 apo 70?Zoti e vlersoi shqetesimin e sinqerte te shokeve te Profetit te tij dhe i nderoi me shperblim e pazevendesueshem te nates se Kadrit. Per kete nate te bekuar, Profeti a.s. thote; “Kush e adhuron Allahun naten e Kadrit me besim dhe duke shpresuar ne shperblimin e Tij, Ai do t’ia fale te gjitha mekatet e meparshme.”

Cmund te bejme per naten e Kadrit?

Beni kete lutje te vecante: “Allahumme inneke afuvun kerimun, tuhiblu afve, Fafuanni” dmth “O Zoti yne! Ti je fales dhe e do faljen, prandaj na fal ne.”

Lexoni sa me shume Kur’an dhe lutuni per falje e meshire. “Kushdo qe qendron zgjuar naten e Kadrit duke medituar e reflektuar, si dhe duke shpresuar per shperblim e falje nga Allahu , do t’i falen te gjitha gjynahet.”

Luteni sa me shume. Koha me e preferuar per lutje eshte pjesa e trete e nates. Beni itikaf nese mundeni. Profeti a.s. dhe shoket e tij e kishin bere tradite qendrimin ne xhami ne dhjete ditet e netet e fundit te Ramazanit.

dritaislame.com

Leave a Reply