Myftinia Puke organizon nje takim ne fshatin Qerret me rastin e nates se Miraxhit

 

Takim ne fshatin Qerret per naten e Miraxhit
Takim ne fshatin Qerret per naten e Miraxhit

Gjate dites se sotme date 5 qershor 2013 Myftinia e rrethit te Pukes ka zhvilluar nje takim me besimtaret e fshatit Qerret. Ne takim moren pjese shume besimtare te ketij fshati si dhe Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani. Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani pasi falenderoj per prezecen e tyre predikoj mbi naten e madhe te “Miraxhit” .

Nder te tjera Myftiu Gezim Kopani tha:

Eshte nje tradite ne zonen e Pukes ku per netet e medha bejne disa rite shtese ne sheje respekti per netet e medha. Mirepo ne netet e medha myslimani duhet te shtoje ibadetin ndaj Allahut xh.sh duke bere lutje e dua te ndryshme. Jane pikerisht netet e medha qe nxisin myslimanin per te ecur ne rrugen e besimit, ne rrugen e Kur’ani gjate gjithe jetes. Kushdo qe e kalon jeten me mesimet dhe urtesite  e Kur’anit normalisht qe Allahu xh.sh do jete i kenaqeur me ta, por nuk mjafton vetem me kaq pasi Allahu xh.sh do ia pranoj edhe duate qe ben nje mysliman ne naten e Miraxhit. Uroj qe nata e Miraxhit ti gjej te gjithe besimtaret mysliman te rrethit te Pukes dhe jo vetem me shendet e mbaresi dhe Rahmeti i Allahut xh.sh  kaplofte gjithe familjet e myslimaneve.”

Takim ne fshatin Qerret per naten e Miraxhit
Takim ne fshatin Qerret per naten e Miraxhit

Qerret, 05/06/2013

Leave a Reply