Bild mbi Ramazanin: Pesë këshilla për jo-agjëruesit ndaj agjëruesve
Tabloidi gjerman, Bild, në një shkrim të sajin mbi Ramazanin, rendit pesë këshilla për jo-agjëruesit ndaj agjëruesve.
Sipas gazetës, nëse punon në zyrë me një të agjërueshëm duhet ta kuptoni nëse ai vonohet gjatë faljes së namazit ose edhe nëse humbet koncentrimin gjatë perëndimit të Diellit.
Këshillat janë si më poshtë:
►Gjatë kohës së agjërimit, mundohuni t’i evitoni hajet dhe pijet përpara kolegëve tuaj myslimanë. Veçanërisht pijet alkoolike.
► Edhe falja e namazit i përket Ramazanit. I mirëkuptoni kolegët tuaj nëse ata vonohen pak më tepër gjatë këtij muaji.
► Sivjet orët e agjërimit janë shumë të gjata. Andaj keni respektin dhe kuptojeni kolegun tuaj, nëse ai gjatë ditës nuk ka koncentrimin e duhur për të punuar.
►Ramazani është muaji i shpirtit dhe faljes së mëkateve. Evitoni sharjet dhe shakatë e tepërta në zyrë.
► Në fund të muajit, mund t’ia uroni kolegut tuaj mysliman: “Urime Bajramin”. /mapo.al/