Deklarat për media
Ankesës dhe protesta e xhematit të Xhamisë së re Pukë bërë sot mbi shqetësimin e tyre, ku njëri nga bashk kufitarët “Gj.M” tentoi bllokimin e njërës nga portat hyrse të xhamisë Pukë. Në këto kushte Myftinia e rrethit Pukë ngriti një grup pune i cili ka konkluduar në këtë reagim:
“Pas ankesës së Këshillit të Xhamisë Pukë, por edhe të xhematit të kësaj Xhamie, Myftinia Pukë denon me forcë aktin e bllokimit të njërës port hyrse të xhamisë së re Pukë. Akt i till cenon besimtarët mysliman. I kujtojmë organeve të shtetit se Xhamia e re Pukë është ndërtuar me leje nga KKRT-ja e rrethit Pukë (K.E.P.P i rrethit Pukë nr.vendim;86 dt.8.08.1991,Seksioni i Urbanistikës me nr.prot;616 dt.8.05.1992) si dhe nga Këshilli i Bashkisë Pukë me nr.39 dt.11.10.1993. Prandaj kërkojmë nga organet shtetërore lirimin e portës hyrse si dhe të rrugës që dërgon besimtarët tanë tek xhamia. Jemi të prirur të besojmë se; pas këtij akti provokues nuk qëndron ndonjë projekt cenues a provokues karshi besimtarëve mysliman të qytetit të Pukes dhe jo vetem. Akte të tilla nuk kontribojnë në forcimin e harmonis ndër fetare në vend. Kërkojmë zgjidhjen e këtij problemi, për të mos pasur konflikte të tjera.”
Myftinia e rrethit Pukë
29 maj 2015