Historiku i besimit mysliman në fshatin Flet

Tema: Historia e besimit mysliman ne fshatin Flet

Fshati Flet,Puke
Fshati Flet,Puke

Fshati Flet ndodhet rreth një orë larg me makin nga qendra e qytetit të Pukës. Edhe pse jo shumë i madh është ndër fshatrat më të njohur dhe më të përmendur në rrethin e Pukës dhe më gjërë.

Sipas të dhënave rreth vitit 1888 ky fshat thuhet të ketë pas rreth 35 shtëpi myslimane nga të cilat 4 të besimit katolik.[1]

Nga disa të dhëna të grumbulluara rreth viteve 1920-1929 del se fshati Flet të ket pasur rreth 34 shtëpi nga të cilat 9 të besimit katolik.[2]

Si myslimanët  ashtu edhe katoliket janë fis me Iballen, ku myslimanët quhen “Buçagjegjaj” ndërsa katoliket “Përgjegjaj”.[3]

Nga ana administrative fetaro-islame fshatrat si; TrunFlet,  LejthizëSakat(Blerim)Xathë dhe Kulumri mbuloheshin nga hoxhallarët e Myftinisë së rrethit të Pukës. [4]

Fshati Kulumri në vitin 1888 mësohet të këtë pas rreth 35 shtëpi myslimane. Nga të dhënat popullore fjala “Kulumri” vjen prej fjalës “Kulm” “kulmi i lodhjes” , “mri” [5] në pikun e lodhjes” . Ndërsa nga ana shkencore del se fjala “Kulumri” vjen nga fjala “kulm” nga ku del edhe fjala “Kal” që do të thotë “Udhë”.[6]

Fakti që Udh Madhja lidhte Shqipërin me Kosoven bëri që fshati Kulumri të bëhet një pik pushimi dhe referimi për udhëtarët. Sipas të dhënave popullore kemi se; në fshatin Kulumri ishte pike e rëndesishme pushimi  madje ata vendosen edhe një  mesxhid [7] ku të kryenin ritet fetare. Pas disa vitesh ushtarët Osman të mbeshtetur edhe nga banorët e fshatit Kulumri vendosen të ndërtonin xhamin e fshatit Kulumri. Xhamia u ndërtua në Kulumri për faktin se ndodhesh në mes të rrugës Udhe Madhe si dhe të fshatrave myslimane. Xhamia e fshatit Kulumri kishte një kapacitet prej 100 personash. Xhamia ka qenë dy kateshe. Ka pas Hajatin e Myezinit si dhe një hytbe të gdhëndur me dru arre. Xhamia shërbente për fshatrat: KulumriLejthizëSakatXathë e Flet.[8]

Sipas të dhënave në fshatin Flet paskan qënë tre vellezer; 1. Përgjegji, 2. Gegë Gjegji dhe Buç Gjegji. Ky i fundit u ba mysliman.

Sipas të dhënave të grumbulluara në vitin 1929 del se “Buçgjegjaj”  janë bërë 30 shtëpi. Sipas këtij shënimi fshati Flet ishte i ndar në 3 lagje myslimane e një lagje katolike.[9]

Edhe sot në fshati Flet ndodhen 3 lagje myslimane të cilat quhen; 1. Sylaj 2. Xhauri dhe Velaj dhe një lagje katolike që quhet Kolaj.[10]

Të dhënat sipas lagjeve në fshatin Flet është simëposhtë:

Në lagjen “Sylaj” ndodhen rreth 7 familje të cilat jetojnë aktualisht që bërbëhen nga:

1.Qazim Baftija

2.Miftar Mustafa

3.Qamil Rexha

4.Basri Selmani

5.Agron Syla

6.Muharrem Halili

7.Beslim Rexhepi

Në lagjen “Xhauri” ndodhen rreth 7 familje të cilat jetojnë aktualisht në fshatin Flet dhe që bërbëhen nga:

1.Ismail Arifi

2.Agim Xhauri

3.Riza Huli

4.Sali Bajrami

5.Istref Mustafa

6.Bujar Isufi

7.Nezir Ismaili

Ndërsa në lagjen “Velaj” ndodhen rreth 9 familje të cilat jetojnë aktualisht në fshatin Flet dhe që bërbëhen nga:

1.Ali Haxhia

2.Myrte Islami

3.Alfred Islami

4.Beslim Islami

5.Durim Hyseni

6.Vebi Hyseni

7.Halit Zeqa

8.Riza Zeqa

9.Xhemal Bejta

Ndërsa në lagjen katolike “Kolaj” aktualisht jetojnë rreth 4 familje. [11]

Fshati Flet si edhe fshatrat e tjerë si XathiTruni,SakatiFleti e Kulumria ishtin të lidhur ngusht me njeri-tjetrin.

Sipas Ali Zmakës (ish-banor i fshatit Flet) kemi se: “Ne xhamin e fshatit Kulumri kan shërbyer si hoxhë Osman HoxhaAzman HoxhaZenel Hoxha dhe Mehmet Hoxha. Hoxhë Mehmeti e ka pas shtëpin midis fshatit të Fletit.Ndërsa Baram Haziri dhe Isen Hoxha ka qënë Myezin. Mbaj mend se për bajrame u mbushte xhamia dy kateshe.Ma do mendja rreth 150 burra faleshin bajramin. Nga kallaballëku  i madh janë kan fal edhe jasht. Për faljen e bajramit vinin nga KulumriaLejthizaXathiFletiSakati. Ka past raste qe vinin edhe prej fshatit Pistë.Fshati KulumriFletXathe e kan pas për zakon me marr hoxhën për me këndu “mevlud” nëpër shtëpia. I veçantë ishte muaji Ramazan ku u organizoheshin faljet e namazit të “teravive” në disa shtepi të Fletit  si dhe në xhami. Fletasit thirrnin hoxhen dhe ai fillonte sipas kërkesës duke ju shërby me namazin e teravive si edhe duke ju lexu salavte dhe Kur’an. Kur vinte festa e bajramit u bashkoshim të gjithë burrat e fshatit dhe udhëtonim në këmbë për me fal namazin e Bajramit në xhamin e Kulumrisë.” [12]

Vitet e fundit Myftinia e rrethit Pukë ka treguar kujdes të veçantë në grumbullimin e fakteve historike të besimit islam në rrethin e Pukës.

Përgatiti

Gëzim Kopani

(Myfti i Pukës)

Pukë më; 25 nentor 2014

______________

[1] Shënime nga imam Gezim Kopani, “Historia e besimit mysliman në fshatin Flet” viti 2006.

[2] Karma,Gjon, “Ndër Malet Tona” fq.28

[3] Karma, Gjon, “Ndër Malet Tona” fq.28

[4] Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë

[5] Mri; arrit.

[6] Mesxhid, vend ku myslimanët gjatë udhetimeve kryejnë rite fetare.

[7] Shenime nga imam Gezim Kopani, “Historia e xhamisë Kulumri” viti 2006.

[8] Shenime nga imam Gezim Kopani, “Historia e xhamisë Kulumri” viti 2006.

[9] Karma, Gjon, “Ndër Malet Tona” fq.28.

[10] Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë.

[11] Shenime nga imam Gezim KopaniHistoria e besimit islame në Flet” viti 2014.

[12] Shënime nga imam Gëzim KopaniHistori i xhamisë Kulumri” viti 2011.

Leave a Reply