Myftiu Gezim Kopani me anen e nje shkrese falenderimi ka falenderuar te gjithe donatoret qe respektuan Myftinine e rrethit te Pukes te cilet i dhuruan kesaj myftinie dhjetra kurbana.
Myftiu Gezim Kopani i eshte drejtuar me nje shkrese falenderuese te gjithe donatoreve te cilet kan respektuar me mish kurbani Myftinine e rrethit te Pukes si dhe gjithe besimtaret mysliman te rrethit te Pukes . Nder te tjera ne kete shkrese eshte e shkruar:
“Ne emer te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Myftinise se rrethit te Pukes si dhe ne emrin tim personal kam kenaqesin e veçante te falenderoj Komunitetin Mysliman te Shqiperise i cili u gjend prane myftinise tone duke kontribuar ne mbarvatjen e festes se Kurban Bajramit. Falenderoj donatoret qe dhuruan dhjetra kurbane, AKU Puke si dhe grupin e punes te cilet bene te mundur shperndarjen e mishit te kurbanit.
Dua te falenderoj: Dijanetin Turk, Shoqaten “Istanbul”, Sait Fishta, Shoqaten Bashkesia Kultura Islame Puke, Myftiun e Kukesit Islam Hoxha, Erand Baci te cilet kan dhuruar disa kurbane per Myftinine e rrethit te Pukes.
Me konkretisht:
Dijaneti i Turqise 160 pako mish
Shoqata Istanbul 250 pako
Sait Fishta 120 pako
Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke 20 pako
Myftiu i Kukesit Islam Hoxha 180 pako
Erand Baci 2 pako.
Rahmeti i Allahut xh.sh ne festen e kurban Bajramit kete vit ka trokitur ne 732 familje te cileve ju dhurua mish kurbani. Me konkretisht mishi i kurbanit u shpernda ne:
Puke, Fushe-Arrez, ne fshatrat: Iballe, Rrape, Qerret, Lejthize, Kabash, Flet, Xathe”
Myftiu
Gezim Kopani
09 tetor 2014