“Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes); Të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (Haxh 22:26-27).
Allahu xh.sh thote:
“Allahu e bëri Qaben, Shtëpinë e Shenjtë, vend jetësimi për njerëz.” (Maide 5:97)
Allahu xh.sh thote:
“E kryeni haxhin dhe umren per hire te Allahut, po ne qofte se pengoheni, atehere (therrni per kurban) cfare t’ju vije me lehte prej kurbaneve, e mos i rruani kokat tuaja derisa te arrije kurbani vendin e caktuar. Po kush eshte prej jush i semure ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi eshte: agjerim, sadaka ose kurban. E kur jeni te sigurt, ai qe ben umre para haxhit (duhet therre) nje kurban qe i vjen me lehte, mirepo nese nuk ka, le te agjeroje tri dite gjate haxhit e shtate dite kur te kthehet, keto jane dhjete dite te plota. Ky eshte rregull per ata qe nuk kane familjen prane xhamise se shenjte. Pra kinie dro Allahun dhe dine se Allahu eshte ndeshkues i rrepte.” (El Bekare; 196, fq.59)