Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash

Xhamia e fshatit Kabash
Xhamia e fshatit Kabash

Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash thote se i pari u be mysliman Hader Leka, vellai i katert i vellezerve te fisit. Koka u revoltuaka, thote tradita, sa paska thene se do ta vriste hadrin ne se behej vertet “turk”. Hadri e merrka vesht betimin e vellait te madh. Koke Lekes. E dinte se ishte emerak dhe i rrepte. Vendosi te largohej per ne Kosove.
Nje nate, me tere vellezerine e tij te kthyer ne mysliman, mori rrugen e mergimit. Koka e mori vesht dhe iu veka prapa me te vetet, besnik ne besimin e krishtere. E zuri duke hipur mbi Uren e Vezirit mbi Dri. Shtiu mbi te. Hadri ra i vdekur. Fisi i Kabashit e priti keq kete vrasje. U mblodh ne kuvend dhe e la fajtor Koken. “Nuk vritet vellai pse ndron fene.”
Kuvendi vendosi t’ia hiqte prijen e fisit Kokes e t’ia jepte Qafes. Qaf Lekes, vellait te dyte. Kokes megjithate, iu la vendi i plakut, kren veziri, ne kater pleqte e fisit. Tani Qaf Leka me vellezerit e tij u be me i fuqishem ne fis; siguroi udheheqjen e fisit me tre pleq fisi e bajraktarin. Lushen e Hadrin e perfaqesonte ai, Qafa.
Rasti i Koke Lekes ka qene i vetmi ras me vrajse per konflik besimi. Tradita nuk e njeh asnje rast tjeter per te tilla mosmarveshje. Pas Hader Lekes, u be mysliman edhe vellezerit e e Qaf Lekes, Qafaliajt. I pari u be Furriku, me pas Lluka e ne vazhdim te gjithe.
Breznite e Llukeve mbahen mend deri ne 10 breza. Mete Lluka i pari eshte brezi i 10, Brezi i 11 nuk eshte i sigurte, sepse thuhet se Lluke eshte nofke, qe e paska fituar ne lufte. Kur u thirren vojvodet ne Prizren te Veziri (sanxhakbeu), rojat i provokuan duke ua rrasur kesulen ne koke. Sapo roja zgjati doren, Lluka nxori shpaten. U be zhurme. Erdhi bimbashi i rojave dhe vuri rregull. Lluken e shikoi venger. E pyeti se si i thone. Ky u pergjigj krenar : “Lluke!” , Lluke qosh!- iu pergjigj bimbashi. Kjo gojdhene na zbret ne mesin e shek. XVII, duke na afruar me kohen kur u krye vizitga e Frang Bardhit.
Prej kesaj mun te vijme ne perfundimin se perhapja e besimit mysliman ne shk. XVII ne Kabash ka qene shume e shpejte. Duket se ne kete shek. kalimi ne fene myslimane perfshiu edhe Lushajt. Laçajt jane kusherinje me Preçajt. Precajt jane Lushaj. Laçajt kane qene ne sherbim te Qytezes se Pukes, te afruar prej Dizdarit a Zotnive. Aty ku jane sot, kujtojne 10 breza, duke shkuar me Isuf Laçin deri me 1650. Atehere
me Isuf Laçin dalin mysliman qe nga mesi i shek. XVII. Edhe nga Kokajt pati familje Qypajt qe hyjne ne islam. Megjithate, Kokajt jane vellazeri qe ka hyre me pak ne besimin islam.
Keto nderrime besimi nga te krishtere ne mysliman ne Kabash krijuan pershtypje te gabuar te te huajt, sa qe Kabashi edhe si fis u be i teri apo me shumice myslimane.
Durham nenvizon : “Kabashi – mysliman.”
Nopça shkruan se “Kabashi ka qene i pari fis i Shqiperise se Veriut qe kaloi ne Muhammedanizem.” dhe se kete vend e paska marr ” si shperblim per kthimin ne fene muhamedane.”
Keto konkluzione jane te pabazuara, sepse Gjin Kabashin qefali me 20 shtepi ishte i ngulur ne Rrape me 1571. Ai ishte i krishtere bashke me fshatin e tij. Shume para Kabashit, ne fene myslimane hyri nahija Malitzi, rrethina e Spasit, ku me 1571 ne Spas (rrethine) nga 309 familje, 22 ishin bere mysliman.
Ne Kabash e Rrape me 1571 nuk shenohet asnje familje myslimane. Vetem pas 20 vjetesh, me 1591, del ne Shinpal (Kabash) 1 familje myslimane dhe dy te tilla ne Rrape.
Me i sakte paraqitet Teodor Ippen, i cili shprehet: “Fisi Kbashi ka rreth 2000 pjestare prej te cileve mne shume se gjysma jane katolik.” Persa i takon numerit te banoreve te fisit te Kabashit mendimi i disa te huajve eshte i pergjithshem dhe shpesh me diferenca te pashpjegueshme ne mes tyre. Ja, si na i paraqet Nopça: “Coroneli shenon 230 shtepi, Hani 356 shtepi me 2600 banore, Pisko-300 shtepi me 2750 banore, Baldaçi-240 shtepi me 1880 banore, Ippen – 2000 banore, Nopça vet -1300 banore, kurse Sciner-223 shtepi me 1494 banore.
Vazhdon…
_____________
Autor: Xhemal Meçi
Marr nga libri: “Kabashi Puka qe ne lashtesi”
Viti i botimit,2008.

Leave a Reply