Transmetohet nga Sulemani (r.a) se: Profeti (a.s) ne diten e fundit te muajit Shaban u shpreh duke thene:
“O njerez! Nje muaj i madh dhe i bekuar ju ka marre nen hijen e tij. Ai eshte nje muaj i tille, brenda te cilit ndodhet nje nate me e vlefshme se njemije muaj. Nje muaj ku Allahu ka bere obligim agjerimin dhe sunet adhurimin naten (teravite). Ai qe ben nje te mire gjate ketij muaji eshte sikur te kete kryer nje farz (detyrim) ne muajt e tjere. Ndersa ai i cili zbaton nje farz kete muaj, eshte sikur te kishte kryer shtatedhjete farze gjate muajve te tjere. Ramazani eshte muaji i durimit, kurse shperblimi i durimit eshte xhenneti. Ramazani eshte muaji i barazise ne vuajtjet, dhimbjet dhe hidherimet e te tjereve. Ky eshte muaji i shtimit te rrizkut per besimtarin. Gjesti i dikujt qe i servir iftar nje agjeruesi mund te behet pretekst per faljen e mekateve te tij dhe per shpetimin nga xhehenemi. Ne te njeten kohe, ky eshte edhe nje pretekst per fitimin e shperblimit te nje agjerimi, pa i pakesuar aspak nga shperblimi i tij.”
Atehere shoket e tij i thane: “O i derguari i Allahut! Te gjithe ne nuk mund te gjejme mundesi per t’i dhene iftar nje agjeruesi!” Ne fjale e siper Profeti (a.s.) tha:
“Kete te mire Allahu ia jep dhenesit te iftarit edhe me nje hurme, me uje te pijshem apo me nje gllenjke qumesht. Ky eshte muaj i tille qe, fillimi eshte meshire, mesi eshte falje dhe fundi eshte shpetim prej zjarrit te xhehenemit. Kush ia lehteson punen njerezve qe ka nen urdherin e tij ne kete muaj, Allahu i fal atij mekatet e tij dhe e largon ate nga denimi i xhehenemit. Ne kete muaj zbatoni se terpermi kater gjera te rendesishme. Dy prej tyre jane per te fituar kenaqesine e Allahut, ndersa dy te tjerat jane gjera qe asnjehere nuk mund te qendroni larg tyre. Gjerat qe sherbejne per fitimin e kenaqesise se Allahut jane: thenia e shpeshte e njesimit “La ilahe ilallah Muhammedun resulullah” dhe e kerkimit falje kurse dy gjera qe s’mund te qendroni larg tyre jane: kerkimi i vazhdueshem i xhennetit nga Allahu dhe kerkimi i mbrojtjes se Tij nga zjarri i xhehenemit. Kush e ngop te agjeruarin me iftar me uje edhe Allahu (xh,sh) do ta ngope ate duke e lene te pije nga burimi im; madje ai nuk do te ndieje etje gjersa te hyje ne xhennet.”
Kur njeriu largohet nga ushqimi gjate gjithe dites, nga lindja ne perendim te diellit, derisa uria ta kete lodhur dhe etja ta kete ngacmuar, me mberritjen e kohes se iftarit ai arrin te ndieje rendesine dhe vleren e miresise se Allahut. Ketu njeriu ndjen nje gezim te natyrshem kur sheh se, ajo qe ishte e ndaluar per te gjate dites, u be e ejuar, sic thote edhe Profeti yne i nderuar:
“Agjeruesi ka dy gezime; kur çel iftarin, gezohet per te dhe kur te takohet me Zotin e tij, do te gezohet me agjerimin.”