Mrekullite jane vepra te jashtezakonshme me te cilat Allahu xh.sh veçoi te derguarit e Tij, me qellim qe at te vertetojne se jane me te vertete te derguar nga ana e Allahu dhe se jane besnik ne ate qe kumtojne nga ana e Tij.
Prej ketyre mrekullive permendim mrekulline e shkopit te hz.Musa a.s. , si dhe mrekullin e Kur’anit famelarte. Ekzistojne mrekulli me te cilat Allahu nuk deshiron provokimin e njerezve, por ato jane mrekulli te cilat zbatohen permes te derguarve te Tij me qellim qe t’ua shfaqin njerezve fuqine e Allahut te madherishem. Kur Allahu deshiron Ai u thote gjerave “Behu” e ato behen. Ai eshte i fuqishem per çdo send dhe veprimet e Tij nuk nderlidhen me ekzistimin e shkaqeve. Ai eshte qe krijoi hz.Isane a.s. pa baba, dhe beri qe nga mesi i gishterinjeve te hz.Muhammed a.s. te rrjedhe uji.
Te gjithe keto mrekulli ndodhen para syve te njerezve, me qellim qe t’u sherbejne atyre si deshmi per besnikerine e te derguareve, si dhe per ta shtuar bindjen e muslimaneve te sinqerte. Eksistojne mrekulli te cilat i ndodhen hz.Muhammed a.s. e te cilat nuk i kishte pare asnje njeri. E tille eshte mrekullia e Israse dhe Mi’raxhit. Allahu xh.sh ne nje pjese te nates e kaloi te derguarin e Tij hz.Muhammedin prej Mesxhidi Haramit (Mekkes) deri ne Mesxhidi Aksa (Palestine). Pastaj hz.Muhammed a.s. u ngrit ne qiejt e larte. Hz.Muhammed a.s. i lajmeroi njerezit per ate qe kishte ndodhur me te, dhe u tha: “O njerez sonte jam marr ne udhetim!” Njerezit thane: Ku?
Hz.Muhammed a.s tha: Ne bejtul Makis (Aksa)
E pastaj kur zbardhi dita agove te ne i thane ata. Hz. Muhammed a.s tha: Po!
Idhujtaret e Mekes filluan te habiten dhe ngelen te befasuar, dhe thane: “Kjo eshte genjeshter e qarte. Thote se ka kaluar prej Mekes ne Mesxhidi Aksa brenda nje pjese te nates, ndersa ne udhetojme per ate dhe kthehemi me dite dhe nate te tera.”
Disa prej tyre thane: “A mund te na pershkruesh Mesxhidi Aksane? Ne mesin tone ka te tille qe kane qene ne ate qytet dhe e kane pare Mesxhidi Aksane.”
Hz.Muhammed a.s. filloi t’ua pershkruaje Mesxhidi Aksane ne detaje, ashtu sic e kishte pare. Disa thane: Ky eshte pershkrim i sakte, por le ta presim karvanin tone qe eshte duke ardhe nga Shami, e le te shohim se a do te munde ta lajmerosh per te? Hz.Muhammed a.s. i lajmeroi per karvain qe ishte duke ardhe prej Shamit, dhe u tha: “Karvani do te arrije ne agimin e kesaj dite” si dhe lajmeroi se karvani ka nje deve te posacme.
Karvani arriti mu ate dite qe permendi hz.Muhammed a.s. dhe ata sollen deven te cilen ai e cilesoi si te posaçme. Idhujtaret ngelen te habitur, megjitheate thane me inate se kjo ishte nje magji e qarte. Kur njerezit e lajmeruan Ebu Bekrin per ate qe thote hz.Muhammed a..s se ka kaluar ne nje pjese te nates prej Mekes deri ne Mesxhidi Aksa dhe se eshte kthyer ne te njeten nate, ai u tha: “Ju po genjeni ndaj tij.”
Ata thane: “Nuk jemi duke genjyer, ai eshte ne xhami dhe po ju tregon njerezve per kete.”
Atehere Ebu Bekri me bindje dhe besimte plote tha: “Pasha Allahun nese e ka thene kete ai, e ka thene te verteten.” Ata thane: E beson ti, o Ebu beker?
Ebu Bekri tha: Une e besoj ate, edhe me shume se kjo. Ai me informon se i vien lajmi prej qielli ne toke gjate nates apo dites, e une i besoj.
Hz.Muhammed a.s. i tha Ebu Bekrit: “Ti, o Ebu Beker, je i sinqerti (es-siddik).”
Israja dhe Miraxhi jane mrekulli me te cilen Allahu xh.sh e veçoi vetem te derguarin e tij te fundit, Muhammedin a.s. Po ne ate nate Allahu xh.sh e beri obligim namazin per popullin e Muhammedit a.s.. Namazi eshte shtylla e vetme e Islamit e cila u be obligim hz.Muhammed a.s. drejtpersedrejti, pa shpallje (vahj). Kjo deshmon rendesine e veçante te namazit. Ndoshta dikush do thote: Sot jemi duke jetuar ne kohen e perparimit shkencore dhe njeriu mund te udhetoje prej Mekes deri ne Mesxhidi Aksa dhe te kthehet prap per me pak se nje nate, pra ku mbetet mrekullia e Israse?
“Nata e Israse (Miraxhit) ndodhet mbi dyert e Xhennetit.Ai qe jep sadaka ne kete nate i shufishohen dhjetra here dhe kete do ti gjej tek porta e Xhennetit.” (Bejhakiu)
“Ne naten e Miraxhit hz.Muhammed ju tregua xhehennemi. Ne te shikove se shumica e tyre ishin gra.”
(Tirmidhi)
Ebu Dherr r.a. e pyet hz.Muhammed a.s. per naten e Israse dhe Miraxhit. Hz.Muhammed a.s. nder te tjera i thote: Isha ne Mekke , ne tavanin e shtepis time u shfaq nje dirte e madhe e cila gati sa nuk mi mori syt. Ishte hz.Xhebrail i cili mi ferkoi syt me ujin e zemzemit, me hapen gjoksin dhe ma pastruan me pastruan zemren ne nje ene te mbushur me iman (besim) Pastaj Xhibrili me solli nje kafshe te bardh qe quhet “Burak”….me pas u nisem drejt Aksase dhe me pas drejte qiellit. Duke ju afruar qiellit hz.Xhebrail thote: O rojtar hapi dyert! Une e pyeta: Kush eshte rojtari? Xhebraili heshti dhe me tha roja i qielli (meleket). Kur u afruam edhe me shume Meleku pyeti: Kush eshte ai? Xhebraili i thote: Jam Xhebraili. Meleku i qiellit pyet serisht: Ai qe eshte me ju kush eshte ? Xhebraili thote: Eshte Muhammedi a.s. Ne qiellin e pare shikova nje burre, Xhebraili tha: Ky eshte babai yt, Ademi a.s. dhe i dhash selam dhe ai ma kthu selamin. Ne qiellin tijeter pash Jahjane dhe Isain a.s. Me pas Xhebraili me dergoi deri tek qielli i trete.Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s. Ne qiellin e katert takova profetin Idriz a.s. Ndersa ne qiellin e peste takova Harunin a.s. ndersa ne qiellin e gjashte takova Musain a.s. ndersa ne qiellin e shtate takova Ibrahimin a.s. Me pas u ngjitem ne “Sidretul Munteha” ne te kishte fruta te medha ku gjethet i kishin te medha. Xhebraili me tha: Kjo eshte Sidretul Munteha! Aty shikova kater lumej. Dy lumej ishin brenda dhe dy ishin jashte. Pyeta per keto Xhebrailin dhe me tha: Dy lumejte qe jane brenda jane lumejt e Xhennetit ndersa dy lumejt qe jane jasht eshte lumi Nil dhe Eufrati. Me pas u ngjitem tek Bejtul Mamur (shtepia e luleve) ketu me sollen tre gota per te zgjedhur, nje me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalt.U zgjodha qumshtin e ne kete rashte Xhebraili a.s. me tha: Te drejten ke zgjedhur. Kjo eshte “fitrah” ajo ku gjendesh ti dhe populli yt. Me pas mu obliguan 50 namaze (vazhdon bisedimi i hz.Muhammed a.s. me Proftet e tjere derisa Allahu xh.sh i uli namazet ne 5 kohe).
(Buhari, Muslim, Tirmidhi etj)
Allahu xh.sh thote ne Kur’an:
“Pa te meta eshte Latmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes, Palestin), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t’ia treguar atij disa nga argumentat Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi (i fjaleve te Muhammedit), pamesi ( i puneve te Muhammedit).” ( Isra, 01)
Me ke udhetoi Hz. Muhammedi a.s.?
Gjate kohes kur profeti a.s ndodhesh ne qabe, i vjen Xhebraili me nje kafshe e cila quhet “burak”. Pasi pershendeten fillon udhetimi drejte Xhamise Aksa ne Palestine. Hz. Muhammed a.s. zbret dhe fal dy rekate namaz ne xhanmine Aksa.
Muhammedi a.s. thote:
“Hyra ne xhamine Aksa dhe fala dy rekata namaz. Me pas hz. Xhebraili me solli dy gota ku tek njera kishte vere e tek tjetra kishte qumesht. Me tha qe te zgjedh. Une zgjodha qumeshtin. Xhebraili me tha: “Te drejten ke zgjedhur.”
Profeti Muhammed a.s. thote :
“…Me pas u ngritem per ne qiellin e pare. Kur arritem aty nje ze thote: “Kush jeni ju? Hz. Xhebraili thote: “Une jam Xhebraili.” -Po ai afer kush eshte? Xhebraili thote: “Eshte hz.Muhammed a.s.” -Zeri perseri thote: “A eshte i Derguar?” Xhebraili i thote: “Po”. Pas kesaj hapet qielli i pare. Ne qiellin e pare u takova me Profetin Adem a.s. dhe pasi u takuam beri nje dua per mua.
Me pas vazhduam rrugen per ne qiellin e dyte. Edhe aty si tek qielli i pare ndigjohet nje ze i cili ben te njejtat pyetje.Dhe ne pergjigjet i dham po njelloj. Me pas hapet qielli i dyte. Aty takova Profetin Isane dhe Jahja a.s. i cili gjithashtu beri dua per mua. Vazhduam keshtu deri ne qiellin e shtate.
Ne qiellin e trete takova Profetin Jusuf a.s.
Ne qiellin e katert takova Hz. Idrizin a.s.
Ne qiellin e peste takiva hz. Harun a.s.
Ne qiellin e gjashte takova hz. Musa a.s.
Ne qiellin e shtate takova hz. Ibrahimin a.s.
Me pas vazhduam rrugen gjate se ciles ndalova tek shtepia e cila quhet “Mamur” shtepia e luleve. Me pas Xhebraili a..s me dergoi deri tek Sidretul Munteha.” (Buhari, Muslim, Taberani)
Cfare duhet bere ne naten e mire Miraxh?
Edhe ne kete nate myslimanet duhet te agjerojne pasi eshte nje tradite |Profetike. Duhet te shtojne ibadetin jo vetem me 5 kohet e namazit por duhet te bejne edhe namaze vullnetare. Eshte mire te lexojne Kur’anin dhe te japin sadaka per hire te Allahut te Madheruar.
Cila eshte arsye e perkujtimit te nates se mire Miraxh?
Sic e shikuam edhe ne hadithin (thenjen) e mesiperme te Hz. Muhammed a.s. vume re se nga qielli i pare deri tek qielli i shtate hz. Muhammed a.s. eshte takuar me Profetet e Allahut. Edhe ne kete ka nje urtesi. Pra ka nje mesim. Jo me kot jane takuar ato Profet. E ne qe jetojme ne ditet e sotme duhet te perkujtojme vuatjet e Profeteve te Allahut te Madheruar. Ku permend:
Hz. Muhammed a.s. ka thene:
“Nje pune e cila realizohet me veshtirsi, me zor,me mund, aq sa mund sa ka heq, Allahu xh.sh ia shumefishon me sevape dhjetra here me shume. Me se shumti une kam vuajtur. Per kete feja islame, feja jone e drejte do te vazhdoj deri diten e Kijametit.”
– Hz. Ademi a.s.; Hz. Adem a.s. ka ardhur ne kete bote i vetem. Ka ardhur ne nje kohe ku mbizoteronte thatesira. Kaluan viten ne kete gjendje. Me pas hz. Adem a.s. i beri dua Allahut te madheruar per uje duke bere duan e madhe qe vazhdon : “Rabbena dhalemne en fusina…” dhe me pas Allahut i Madheruar ia lehtesoi jetesen.
– Hz.Nuh a.s. ka therritur ne rrugen e Allahut per 900 vjet. Ne sot nuk i mesojme ne rrugen e Allahut te Madheruar as femijet tane.
– Hz. Ibrahim a,s, ka vuajtur aq shume saqe mbreti e hodhi ne zjarr me qellimin qe ta zhduke ne nje menyre te vecante edhe mirzore, por Allahut i Madheruar e urdheroi zjarrin qe te behet i ftohte per Ibrahimin a.s. Ndersa ne sot nuk na hedh njeri ne zjarr, pasi shkojme vete tek zjarri, pra tek punet e pista, tek haramet.
– Hz. Musa a.s. ne kohen e tij ai ka vuajtur aq shume saqe kjo vuatje ka vazhduar qe kur ai ishte foshnje pasi Firaoni urdheroi vrasjen e cdo femije mashkull pasi kishte frige se nje djal do dale dhe do i ze fronin atij.
– Hz. Ejjub a,s, vuajti me plaget e medha e te shumta ne trupin e tij saqe e lan si te harruar ne nje vend por Allahu xh.sh e sheroi ate aq bukur saqe nuk e njohen ate.
– Hz. Jakub a.s.me humbjen e djalit vuajti aq shume saqe duke qare per te u qorrua.
– Hz. Zekerija a.,s. i cili u fut ne peme per tu fshehur ushtareve jobesimtare dhe e zune tek pema. Ato e sharruan ate persegjalli mbrenda pemes.
Ja pra se si ka qene jeta e disa nga Profetet e Allahut te madheruar. Le te lusim Allahun xh.sh qe te na forcoj e besimin, te na ruaj nga haramet, te na pranoj lutjet edhe namazet tona.