Gjate dites se djeshme date 22 qershor 2014 Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka zhvilluar vizita tek disa te semure ne rrethin e Pukes.
Viziten e pare qe zhvilloi Myftiu i Pukes ka qene familja e Musa Glloges ne qytetin e Pukes. I zoti i kesaj shtepie prej shtat muajsh ndodhet i semure dhe nuk leviz nga shtrati.Me pas Myftiu i Pukes zhvilloi vizita ne Fushe-arrez dhe ne fshatin Flet te rrethit te Pukes. Me rastin e ketyre vizitave Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “Gjendja ne familjen Glloga eshte me te vertet e mjerushme .Ne nje çati jetojne mbi 15 persona.Djemt e shtepis nuk kan mundesi ku te punojne.Skan me çfare te marrin ilaçet per babain e tyre i cili ndodhet i shtrire ne shtratin e tij. Po i njeti rrefim vjen edhe nga familja Zeqa dhe Baftia ne fshatin Flet te rrethit te Pukes.Myftinia Puke ne bashkepunim me Komunitetin Mysliman te Shqiperise dhe te donatoreve te ndryshem do mundohet tju vi ne ndihme sadopak familjeve te varfra ne rrethin e Pukes.”
Gjate ketyre vizitave Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne saje te mbeshtetjes se donatorit Hysejin Cetinkaja u mundesua shperndarja e disa veshembathje dhe ushqime.
Ne mbledhjen e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke te dates 18 janar 2014 u evidentuan rreth 90 familje te varfra ne gjithe rrethin e Pukes te cilat kan nevoj per ndetim shtepie, ndihme ne ushqime dhe veshembathje.